Policia ka njoftuar se ka konfiskuar 170 kilogramë mish të papërdorshëm në dy raste të ndara gjatë kontrolleve në Vërmicë.
Të dy rastet kanë ndodhur të premten derisa rastet kanë shkuar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Vërmicë, PK. Kosovë-Shqipëri 01.12.2023 – 10:45. Gjatë kontrollit të automjetin me ngasës mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur dhe konfiskuar rreth 120 kg mish. Njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i pa përdorshëm. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.
“Fsh. Vërmicë, PK. Kosovë-Shqipëri 01.12.2023 – 10:50. Gjatë kontrollit të automjetin me ngasës mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur dhe konfiskuar rreth 150 kg mish. Njësia e AUV-it kanë konstatuar se mishi është i pa përdorshëm. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet më tej në njoftim.


