KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komuna e Shtimes demanton lajmet se bartja e mbeturinave po bëhet me traktor: Shpifje e ulët në kohë të fushatës, në qeverisjen tonë erdhën 4 kamionë
Politikë

Komuna e Shtimes demanton lajmet se bartja e mbeturinave po bëhet me traktor: Shpifje e ulët në kohë të fushatës, në qeverisjen tonë erdhën 4 kamionë

Kosova News
Kosova News 11:39 -15/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Shtimes ka reaguar pas raportimeve se bartja e mbeturinave në këtë komunë po bëhet me traktor. Në reagimin e Komunës së Shtimes thuhet se kjo është një shpifje e ulët dhe se lajmet e tilla janë tërësisht tendencioze në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, me qëllim për ta mashtruar opinionin publik.

Ky lajm u dha  para dy ditësh në një storje të publikuar nga Televizioni T7 ku u intervistua një person  duke u paraqitur si qytetar, por në fakt ky ishte një ish-drejtor komunal gjatë kohës së qeverisjes së PDK-së dhe  bëhet fjalë për z.Mehdi Salihu.

“Duam të sqarojmë se traktori i paraqitur në atë storie i përkiste kompanisë “Pastërtia” dhe ishte përdorur për mbledhjen e mbeturinave në vitin 2021, pra shumë kohë para mandatit aktual qeverisës, andaj paraqitja e tij si realitet i tanishëm është e pavend dhe tendencioze. Ndërkohë, gjatë këtij mandati janë modernizuar shërbimet e menaxhimit të mbeturinave, ku janë shtuar katër makineri moderne për këtë qëllim: një përmes partneritetit gjerman, dy nga qeveria japoneze dhe një nga GIZ-i gjerman”, thuhet në reagimin e Komunës së Shtimes.

Reagimi i plotë:

Komuna e Shtimes njofton opinionin publik se sa i përket një storie të publikuar nga Televizioni 7, ku përmes një qytetari është tentuar të paraqitet një realitet fiktiv se grumbullimi i mbeturinave në territorin tonë bëhet me traktor, kjo përmbajtje është tërësisht tendencioze në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, me qëllim për ta mashtruar opinionin publik.

Ky raportim ka dështuar të përmbushë parimet minimale etike dhe profesionale të gazetarisë, pasi nuk është kërkuar fare përgjigje apo prononcim nga Komuna e Shtimes përpara publikimit të informacionit, gjë që është e domosdoshme sipas standardeve të raportimit të drejtë.

Duam të sqarojmë se traktori i paraqitur në atë storie i përkiste kompanisë “Pastërtia” dhe ishte përdorur për mbledhjen e mbeturinave në vitin 2021, pra shumë kohë para mandatit aktual qeverisës, andaj paraqitja e tij si realitet i tanishëm është e pavend dhe tendencioze.

Ndërkohë, gjatë këtij mandati janë modernizuar shërbimet e menaxhimit të mbeturinave, ku janë shtuar katër makineri moderne për këtë qëllim: një përmes partneritetit gjerman, dy nga qeveria japoneze dhe një nga GIZ-i gjerman.

Këto investime tregojnë angazhimin tonë të palëkundur për të garantuar një ambient më të pastër dhe shërbim cilësor për qytetarët e Shtimes.

Komuna e Shtimes do të vazhdojë të jetë transparente dhe e hapur për bashkëpunim me çdo medium, por gjithmonë kërkon nga mediat respektimin e standardeve profesionale dhe etikës gazetareske.

Gjithashtu lexoni:

Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet

Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc

Kosova News 15/09/2025 15/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Paga minimale 500 euro dhe më shumë mbrojtje për të drejtat e punëtorëve
13:05 -24/07/2026
Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet
12:50 -24/07/2026
Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë
12:26 -24/07/2026
Inspektim në disa autoparkime në rajonin e Pejës, evidentohen shkelje të ndryshme
12:18 -24/07/2026
Haxhiu u përgjigjet ndërkombëtarëve: Kush do të lejonte gjyqtarë të dirigjuar nga një shtet tjetër?
11:58 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?