Në një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të bujqësisë dhe përmirësimit të kushteve të punës për fermerët lokalë, Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me organizatën humanitare ndërkombëtare Qatar Charity, ka nënshkruar sot kontratat me 31 fermerë përfitues të projektit për ndarjen e serrave bujqësore prej 1 ari.
Financimi i projektit është realizuar përmes një skeme bashkëpunimi ku Komuna e Rahovecit ka kontribuar me 25% të vlerës, ndërsa Qatar Charity ka siguruar 75% të fondeve, duke dëshmuar angazhimin e përbashkët për zhvillimin rural dhe mbështetjen e fermerëve vendorë.
Ky projekt synon të rrisë kapacitetet prodhuese dhe të nxisë vetëpunësimin në sektorin bujqësor përmes ofrimit të infrastrukturës moderne për kultivim të perimeve dhe produkteve të tjera bujqësore gjatë gjithë vitit.