Komuna e Prishtinës ka publikuar pamje të një qytetari tek sa hedh mbeturina në rrugë.
Këtë postim e ka bërë përmes faqes zyrtare të komunës në rrjetin social Facebook.
Në reagimin e komunës thuhet se ky veprim është rreptësisht i ndaluar dhe personi do të gjobitet.
“Nuk lejohet hedhja e mbeturinave në hapësirë publike, gjelbërim e trotuar. Është i ndaluar rreptësisht ky veprim! Ju lutemi mos e ndotni ambientin në të cilin jetojmë. Personi në video do të gjobitet nga inspektoriati në bazë të rregullores në fuqi.”, thuhet në reagimin e Komunës së Prishtinës.
Komuna bënë thirrje të mbrohet ambienti dhe të mos ta ndotin atë.
“Ta ruajmë bashkë ambientin ku jetojmë! Të gjithë bashkë mund të bëjmë më shumë për mjedisin tonë”, thuhet mes tjerash.


