Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes nga erërat e forta, të cilat po fryjnë me shpejtësi 70 kilometra në orë.
“Ju lutemi keni kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta, mos kaloni afër tyre për shkak të erërave të forta të cilat po fryjnë me shpejtësi 70km/h”, thuhet në njoftimin e komunës.


