Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka vazhduar aksionin kundër taxive ilegal dhe autobusëve të cilët nuk janë duke respektuar rregullat e qarkullimit dhe të peronizimit.
Ata njoftuan se janë duke shkaktuar probleme dhe bllokim të komunikacionit në disa segmente të rrugëve të kryeqytetit sikur edhe bllokim të trotuareve.
Drejtoria e Inspekcionit bëri thirrje të gjithë atyre që ushtrojnë veprimtari të transportit të udhëtarëve që t’iu përmbahen rregullave të përcaktuara sepse në asnjë mënyrë nuk do të tolerohet bllokimi i rrugëve dhe trotuareve brenda kryeqytetit.





