KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komuna e Podujevës pritet të bëhet me trafik urban
Ekonomi

Komuna e Podujevës pritet të bëhet me trafik urban

Kosova News
Kosova News 13:22 -06/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Me trafik urban pritet të bëhet Komuna e Podujevës. Megjithatë, ky proces është i lidhur me ndërtimin e Stacionit të Autobusëve që ka nisur në fundvitin e kaluar. Aktualisht në këtë komunë nuk ka transport publik urban, por që kjo gjë është paraparë me Rregulloren për transportin rrugor në territorin e Komunës së Podujevës që është miratuar në seancën e fundit të Kuvendit Komunal.

Drejtori për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi, ka thënë se ky dokument rregullon transportin e mallrave dhe të personave.

“Është një rregullore e cila ka qenë më herët në fuqi, mirëpo për shkak të ndryshimit të Ligjit të transportit rrugor është dashtë që edhe ne t’i bëjmë disa ndryshime në këtë rregullore. Është rregullorja më e nevojshme për komunën, sepse tash transportuesit e udhëtarëve kërkojnë leje për transport të udhëtarëve, për të paguar taksat komunale, ne nuk po mundemi të bëjmë as njoftimet publike pa e miratuar këtë rregullore. Ka qenë për muajin dhjetor, por pasi nuk pat seancë u shty për këtë kohë”, është shprehur Bahri Selimi.

Por, shefi i Grupit të këshilltarëve të LDK-së, Valon Demolli, ka pyetur nëse është paraparë trafiku urban.

“Sa i përket kësaj rregulloreje, a keni paraparë autobusë urbanë kur e dimë që nuk është funksional as Stacioni i Autobusëve e as Bordi i aksionarëve të Stacionit të Autobusëve, e që është planifikuar që Stacioni i Autobusëve të përfundojë në vitin 2024?”, ka pyetur ai.

Selimi ka theksuar se kjo gjë do të ndodhë me përfundimin e Stacionit të ri të Autobusëve.

“Kjo rregullore e bën rregullimin e gjithë transportit rrugor apo transportit të udhëtarëve dhe mallrave në tërë territorin e Komunës së Podujevës. Ndërsa një pasus i kësaj rregulloreje, parasheh linjat. Sa i përket transportit urban, ne e kemi paraparë këtë, edhe pse nuk është ende Stacioni i Autobusëve, edhe pse siç e dini Komuna e Podujevës nuk ka trafik urban. Por, kemi parë që domosdoshmëria është rrit shumë që të jetë trafiku urban. Dhe në bazë të rekomandimit për linjat e kemi paraparë-lejohet kur është e nevojshme-por trafiku urban do të jetë funskional me t’u ndërtuar Stacioni”, është shprehur drejtori për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim. “Nuk e di a do të ndërtohet këtë vit apo në 2024, varet tash edhe për shkak të dinamikës së punëve të operatorit edhe buxhetit që ka. Por, në momentin që stacioni do të jetë aktiv edhe trafiku urban do të funksionalizohet, sepse janë caktuar edhe linjat kah do të bëhet qarkullimi i trafikut urban”, shkruan KOHA

Mbështetje këtij dokumenti i ka dhënë Grupi i këshilltarëve të partisë në pushtet LVV. Shefi i këtij Grupi, Florent Hasani, ka thënë se me këtë rregullore qartësohen kompetencat e komunës në rregullimin e transportit rrugor.

“Ne Grupi i asamblistëve të Vetëvendosjes duke e ditur rëndësinë e transportit të udhëtarëve dhe mallrave brenda kufijve administrativ të komunës për një qasje jodiskriminuese dhe të hapur për treg për shëbime më të mira, pastaj kjo rregullore qartëson edhe kompetenca e komunës në rregullimin e funksionimin e transportit rrugor. Për të gjitha këto arsye ne e mbështesim këtë propozim-rregullore”, ka theksuar Hasani.

Edhe Grupi i këshilltarëve të PDK-së e ka mbështetur këtë propozim-rregullore. Ky dokuemnt është miratuar me shumicë votash.

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Kosova News 06/02/2023 06/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?