KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komisioni për Shëndetësi: QKUK ende po përballet me “sëmundjet’ e vjetra
Shëndetësi

Komisioni për Shëndetësi: QKUK ende po përballet me “sëmundjet’ e vjetra

Kosova News
Kosova News 13:03 -18/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në mbledhjen e saj, sot, është takuar  me Bordin dhe Drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ku ka shqyrtuar punën, sfidat dhe planet e Bordit dhe Drejtorit të SHSKUK-së.

Naim Bardiqi, kryesues i Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor, Klinik e Universitar të Kosovës, (ShSKUK), tha se Bordi tani mbledhjet i mbanë të hapura dhe  marrin pjesë edhe persona nga organizatat e shoqërisë civile.

“Është miratuar raporti i punës dhe ai financiar, janë nxjerrë shumë vendime, rëndësi të veçantë i kemi kushtuar rekomandimeve të dala nda auditori dhe bashkëpunimi me ekspertë ndërkombëtarë, që është një nga synimet tona”, tha Bardiqi.

Sipas tij, synimi është ngritja e performancës, sigurimi i shtretërve, stabilizimi dhe furnizimi me barna nga lista esenciale dhe shkurtimi i listës së pritjes së pacientëve.

Kurse Elvir Azizi, drejtor i SHSKUK-së, i cili e ka marrë detyrën para 8 ditësh, tha se gjatë kësaj periudhe kohore, ka vërejtur që njëra prej sfidave është menaxhimi i QKUK-së, furnizimi me barna dhe materiale të tjera shpenzuese, mungesa e dokumentacionit të brendshëm, që, sipas tij, nuk ka protokolle.

Sipas Azizit, infrastruktura është e vjetëruar dhe janë mbrapa në shërbimet e digjitalizimit.

“Furnizimi është problematik, jemi të vetëdijshëm që ka ngecje në furnizim, lista esenciale është aprovuar nga MSH-ja, por ende nuk ka arritur në spitale. Sigurimi i cilësisë për mua është një qëllim tjetër. Mungojnë udhëzimet se si stafi duhet të sillet në situata të caktuara, ka edhe mungesë të higjienës”, tha Azizi.

Sipas tij, infrastruktura është shumë e vjetërsuar, teksa ai premton se sallat e operacionit do të kenë një qasje të veçantë gjatë misionit të tij.

Fatmire Kollçaku, pati një sër vërejtjesh, duke përmendur listat e pritjes, derisa ka kërkuar që ato të shkurtohen. Pastaj problemin e anesteziologëve, funksionimin e konsultimeve. Ajo kërkoi transparencë në konkurse, çka, sipas saj, është premtuar më parë.

Kurse Armend Zemaj tha se gjatë 30 muajve të kësaj qeverie, ndërkohë që vuri në pah se ky është drejtori i katërt dhe që u shpreh se do ta mbajë për fjale, duke shpresuar se diçka do të lëvizë pozitivisht.

“E kemi pa një dëshirë të flaktë të këtij pushteti për kontroll, duke marrë parasysh për vendosjen e sekretarit, duke marrë parasysh që Ministria në baza ditore ka angazhime. Mungesa e barnave, është fatkeqësi. Ka mungesë të barnave, listat e pritjes në të gjitha klinikat, janë të gjata”, tha,  Zemaj.

Gjithashtu lexoni:

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë fare

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Kosova News 18/07/2023 18/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
few clouds
31° _ 31°
35%
3 km/h
Thu
31 °C
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës
15:28 -19/06/2025
Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime
15:09 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?