KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komisioni Evropian gati paketën e gjashtë të investimeve për Ballkanin Perëndimor
Politikë

Komisioni Evropian gati paketën e gjashtë të investimeve për Ballkanin Perëndimor

Kosova News
Kosova News 18:06 -02/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Komisioni Evropian njoftoi të hënën paketën e gjashtë të investimeve në kuadër të Planit të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor, e cila pritet t’i grumbullojë 1.2 miliardë euro për investime. Sipas njoftimit, investimet e reja do të zhvillohen bazuar në tri prioritete të Planit të Investimit: Rindërtimi dhe rehabilitimi i infrastrukturës së ujësjellësve dhe kanalizimeve në Mal të Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë; progresi në infrastrukturën hekurudhore në Korridorin 10, me lidhje të shpejtë ndërmjet Beogradit dhe Velika Plana, që mundëson qarkullim më të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave në rajon; si dhe mbështetje për sektorin e biznesit në rajon.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar me këtë rast se plani i investimit për Ballkanin Perëndimor në vlerë 30 miliardë euro është përmbushur me një paketë të re prej 1.2 miliardë euro.

“Kjo forcon lidhjet rajonale me infrastrukturë cilësore dhe na sjell më afër njëri-tjetrit, gjë që është synimi ynë. Partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor po e ndërtojnë të ardhmen e tyre evropiane. Këto investime, bashkë me reformat e nevojshme dhe me qasjen në Tregun tonë të Përbashkët, do t’i përgatisin ekonomitë e partnerëve tanë për t’iu bashkuar bllokut”, tha ajo.

Komisioni Evropian miratoi Planin e Investimit për Ballkanin Perëndimor në vitin 2020, i cili përfshin periudhën 2021-2027. Kjo paketë synon të nxisë rimëkëmbjen afatgjatë, të përshpejtojë transformimin e gjelbër dhe digjital dhe të inkurajojë bashkëpunimin dhe konvergjencën rajonale me BE-në.

Plani mbledh deri në 3 miliardë euro investime, duke përfshirë 9 miliardë euro grante të BE-së nëpërmjet IPA III, gjatë një periudhe shtatëvjeçare. Nga kjo shumë, 5 miliardë euro janë dedikuar përmes Planit të Investimeve Ekonomike për rajonin.

Deri më tani, BE-ja ka miratuar programe për grumbullimin e deri në 17.5 miliardë euro investime në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investimeve, duke përfshirë 5.4 miliardë euro në formën e granteve të BE-së./REL/

KE-ja tha se kjo paketë do të mbështesë tetë investime të reja kryesore në ujësjellëse dhe kanalizime, në trajtimin e ujërave të zeza dhe në transportin hekurudhor, si dhe në inovacionin në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Investimet do të bëhen në bashkëpunim të ngushtë me partnerë nga Ballkani Perëndimor dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

Paketa e investimeve prej 1.2 miliardë euro përfshin 300 milionë euro grante të BE-së nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA III), kontribute shtesë dypalëshe nga vendet anëtare të BE-së dhe nga Norvegjia, kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe kontribute nga ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu lexoni:

Zgjedhjet lokale, KQZ: Votimi jashtë vendit do të realizohet përmes postës

Sulmi ndaj Iranit, Kurti: ShBA-ja, miku ynë special që duhet mbështetur

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Kosova News 02/07/2024 02/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet
22:20 -22/06/2025
Trumpi: Iranit ia hoqëm bombën bërthamore nga duart
22:03 -22/06/2025
Sekretari britanik bën thirrje për shtensionim dhe zgjidhje diplomatike mes Iranit dhe Izraelit
21:33 -22/06/2025
Raportimet për rritjen e çmimit të naftës, MINT fton qytetarët të raportojnë parregullsitë
21:11 -22/06/2025
Një 48-vjeçar humb jetën në Shalë të Drenasit
21:03 -22/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?