KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komentet lidhur me Projektligjin për Tekste Shkollore mund të dërgohen deri të hënën
Politikë

Komentet lidhur me Projektligjin për Tekste Shkollore mund të dërgohen deri të hënën

Kosova News
Kosova News 12:18 -27/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ka mbajtur dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Tekste Shkollore, në të cilën u tha se komentet e sugjerimet e lidhura me këtë çështje mund të dërgohen deri të hënën.

Anëtarja e këtij komisioni, Arieta Rexhepi tha se Grupi është duke vazhduar me punë në projektligjin për tekste shkollore, dhe tashmë është në mes të dy leximeve.

Ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci falënderoi grupin punues për hartimin e këtij projektligji duke thënë se kanë kaluar në lexim të parë në kuvend duke shtuar se mirëpret të gjitha komentet.

“Ky projektligj ka për qëllim caktimin e normave për hartimin e teksteve shkollore në arsimin parauniversitar si i tillë paraqet një legjislacion të rëndësishëm, në të janë përfshirë ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, përfaqësues akademikë, etj”.

Sipas saj ligji aktual ka mangësi, andaj përmes ligjit të ri synohet ndryshimi në fushën e arsimit.

“Duke qenë të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e ndryshimeve në tekste shkollore pres komente.”

Sipas saj Projektligji do të kontribuojë në synimin e arritjeve të ndryshimit në arsim.

Deputetja Arjeta Fejza tha se ministrja ka bërë edhe thirrje në rrjetet sociale për dërgimin e komenteve.

Sipas saj, pas dërgimit të komenteve, Ligji do të kthehet në grupin punues”…

Selim Mehmeti nga IPK  përmendi disa  nga nenet që sipas tij struktura e tyre ka nevojë për më shumë qartësi.

“Çështja e nenit tretë, paragrafi i dytë, çdo tekst shkollor duhet ta ketë, neni 7 fjala mund përdoret në disa vende, neni 9 flet për klasën parafillore, ndërlidhet me ligjin për fëmijëri të hershme, neni 12 flet për lektura shkollore, neni 17 kemi të bëjmë disa detyra mikse mes kabinetit të ministres dhe strukturës tjetër të gjerë….”.

Deputetja, Arjeta Rexhepi shtoi se çështja gjatë procedurave kalon edhe tek komisionet tjera.

“Sa i përket kostos financiare, çështja kalon edhe tek komisionet tjera si ajo e buxhetit, komentet sikur tash që po i dëgjojmë deri të hënën keni mundësi të na i dërgoni ashtu që si grup punues do ndalemi e do i shqyrtojmë”

Ilir Mazreku, autor përmendi se renditja aktuale do i vendos autorët para një sfide, sipas tij shtëpitë botuese do duhej të ishin të parat e pastaj autorët.

“Tekstet 1-5 shumica e teksteve zhvillohet me figura dhe skema, e para autorët nuk janë dizajnerë grafik e duhet ti blëjnë mirëpo kostoja është e lartë, duhet mi dallu librat 1-5 dhe 6-12, testet 1-5 përmbajnë më shumë figura andaj konkursi për autorë mendoj se do duhej të ishte i dyti jo i pari”.

Sipas tij kostoja e autorit rritet jashtëzakonisht dhe demotivon autorët për aplikim.

Ndërkaq Osman Buleshkaj tha se duhet të ketë më shumë qartësi në përgatitjen e rishikimit.

“Mendoj se përgatitje për rishikim duhet ta kenë një dokument me informata, shembull kur i shohim tri konkurse dikush e lexon më ndryshe, andaj kjo nënkupton se ka paqartësi në këtë aspekt”.

Avokati Arbër Jashari shprehu disa nga shqetësimet e tij si me këtë ligj ka formë ndryshe të botimit të teksteve shkollore.

“ Ne kemi ligjin për veprimtarinë botuese të librit dhe nëse shkojmë me ndryshime do e prek edhe këtë ligj, ajo çka e kam pa është se botuesit janë përjashtuar nga ky proces e për mua është shqetësuese, dhe ne po e ndryshojmë traditën e disa viteve dhe mendoj se po hyjmë në qorrsokak”.

Ministrja Nagavci shtoi se struktura e re është e ndërlidhur me tendencë që përgjegjësia te jetë e ministrisë.

Sipas saj konkursi do e qartësoj saktësisht se çka mund të pritet prej autorëve me idenë që të rritet niveli i bashkëpunimit mes të gjithave palave.

Gjithashtu lexoni:

Presidentja shkon tek Zyra e Auditimit, jep një mesazh!

Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian

Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë

Kosova News 27/03/2024 27/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja shkon tek Zyra e Auditimit, jep një mesazh!
12:24 -09/07/2026
​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE
12:01 -09/07/2026
Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar
11:42 -09/07/2026
Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit
11:23 -09/07/2026
Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian
11:02 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?