KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komandant ‘Bjeshka’ përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij
Politikë

Komandant ‘Bjeshka’ përfshihet në debatin e brendshëm të LDK-së, ky është qëndrimi i tij

Kosova News
Kosova News 15:17 -24/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Fadil Hadergjonaj ka reaguar pas zhvillimeve në këtë subjekt.

Ai ka thënë se LDK sot ka nevojë për reflektim të thellë, jo për fajësime, por për unitet, maturi.

Hadergjonaj thotë se LDK nuk e ka luksin të merret me përçarje të brendshme apo me beteja personale.

“Përkundrazi, ka obligim ndaj historisë së saj, ndaj anëtarësisë dhe ndaj qytetarëve që të jetë e bashkuar, e përgjegjshme dhe e gatshme të ofrojë zgjidhje”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i Plotë:

Të dashur simpazantë, votues dhe struktura të LDK-së,

LDK-ja sot ka nevojë për reflektim të thellë, jo për fajësime; për unitet, jo për ndarje; për urtësi, maturi e mençuri, jo për përplasje të panevojshme.

Në një kohë kur Kosova tash e sa vite po lëngon nga kriza politike, polarizimi shoqëror, stagnimi institucional dhe mungesa e perspektivës së qartë zhvillimore, LDK-ja nuk e ka luksin të merret me përçarje të brendshme apo me beteja personale. Përkundrazi, ka obligim ndaj historisë së saj, ndaj anëtarësisë dhe ndaj qytetarëve që të jetë e bashkuar, e përgjegjshme dhe e gatshme të ofrojë zgjidhje.

Kosova po përballet prej vitesh me këtë “mortajë” politike që ka dobësuar institucionet, ka zbehur besimin qytetar dhe ka ngadalësuar zhvillimin e vendit. Në rrethana të tilla, çdo energji duhet të orientohet drejt forcimit të LDK-së dhe rolit të saj në shërbim të shtetit, e jo drejt thellimit të dallimeve ndërmjet nesh.

Analiza duhet të jetë e ndershme, kolektive dhe e bazuar në përgjegjësi, duke nxjerrë mësime dhe duke marrë vendime të qarta për ecje përpara. Kjo nuk është kohë për ego personale, por për vizion të përbashkët. Nuk është kohë për ndarje, por për bashkim rreth vlerave që e kanë bërë LDK-në shtyllë të shtetformimit dhe demokracisë në Kosovë.

LDK-ja do të vazhdojë të ruajë dhe të mbrojë vlerat e saj burimore. Do të mbetet zëri i arsyes, i dialogut, i shtetit dhe i interesit kombëtar. Sepse Kosova ka nevojë për një LDK të fortë, të bashkuar dhe të mençur, që mbi çdo interes individual vendos interesin e qytetarëve dhe të Republikës.

Sot më shumë se kurrë, uniteti nuk është vetëm nevojë politike; është përgjegjësi kombëtare. Vetëm të bashkuar mund ta ndihmojmë Kosovën të dalë nga kjo gjendje e rëndë dhe t’i rikthejmë shpresën, besimin dhe drejtimin që meriton.

LDK nuk është rastësi.
LDK është histori.
LDK është përgjegjësi.
LDK është dashni 🩵

Gjithashtu lexoni:

Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri

Gucati sfidon Goxhajn: Trego në cilën zonë operative të UÇK-së ke shërbyer

KMDLNJ: Vendimi për ish-krerët e UÇK-së mund të shpallet mes shtatorit dhe nëntorit 2026

Agim Veliu: Kërkesat për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut janë legjitime

Pse s’u ftua Kosova në Samitin e NATO-s? Sqarimi zyrtar nga MPJD

Kosova News 24/06/2026 24/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
overcast clouds
30° _ 29°
35%
4 km/h
Thu
30 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C

Lajmet e Fundit

Katastrofë në Venezuelë: Dy tërmete të njëpasnjëshme shkaktojnë qindra viktima dhe mbi 10,000 të zhdukur
18:12 -25/06/2026
700 milionë dollarë, aeroplanët luftarakë turq pritet të forcohen me motorë amerikanë
17:54 -25/06/2026
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
17:51 -25/06/2026
Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri
17:37 -25/06/2026
Merz kërkon nisjen e menjëhershme të bisedimeve për paqe në Ukrainë
17:33 -25/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?