KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Katastrofë në Venezuelë: Dy tërmete të njëpasnjëshme shkaktojnë qindra viktima dhe mbi 10,000 të zhdukur
Botë

Katastrofë në Venezuelë: Dy tërmete të njëpasnjëshme shkaktojnë qindra viktima dhe mbi 10,000 të zhdukur

Alban Begolli
Alban Begolli 18:12 -25/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një nga fatkeqësitë natyrore më të rënda që nga viti 1900 ka goditim Venezuelën. Dy lëkundje të fuqishme sizmike me magnitudë 7.5 dhe 7.2 të shkallës Rihter, të regjistruara me vetëm pak sekonda diferencë, kanë shkaktuar shkatërrime masive, qindra të vdekur dhe me mijëra të zhdukur. Komuniteti ndërkombëtar është mobilizuar urgjentisht për të dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit

Të paktën 164 persona kanë humbur jetën dhe 971 të tjerë janë plagosur si pasojë e dy tërmeteve shkatërruese që goditën Venezuelën mbrëmjen e së mërkurës. Bilanci u konfirmua nga Presidentja në detyrë e vendit, Delcy Rodriguez, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave pritet të rritet ndjeshëm, pasi vlerësimi i dëmeve në zonat më të izoluara ende nuk ka përfunduar
Situata mbetet dramatike sa i përket person herave të zhdukur.

Sipas të dhënave të raportuara nga Sky News, bazuar në një faqe interneti të krijuar posaçërisht për regjistrimin e qytetarëve pas tërmetit – të cilat u shpërndanë në platformën X edhe nga liderët e opozitës – numri i personave të zhdukur ose pa asnjë kontakt ka kaluar shifrën 10,000 deri në orët e para të mëngjesit.

Panik në Karakas dhe shkatërrime në Catia La Mar

Tërmeti i dytë, sipas të dhënave sizmologjike, vlerësohet si më i forti që ka goditur Venezuelën në rreth 120 vjetët e fundit.

Ndërprerjet e energjisë elektrike, bllokimi i internetit dhe rrugët e mbuluara nga mbeturinat kanë vështirësuar tejet mase operacionet e emergjencës.

Në kryeqytetin Karakas, banorët përjetuan skena tmerri.

“Mendova se do të vdisja,” rrëfen Verónica, e cila po festonte një festë kombëtare me nënën e saj kur ndërtesa filloi të lëkundej.

Një tjetër banore, Odalis Escalona, 54 vjeçe, tregoi për shkatërrimet brenda banesës: “Shkallët u shkëputën, i gjithë muri u ça dhe gjërat ranë nga tavani”


Një nga zona më të goditura besohet të jetë Catia La Mar, në shtetin La Guaira, ku mijëra banorë e kaluan natën në rrugë mes rrënojave dhe ankthit për të afërmit e bllokuar.

Përpara një pallati 12-katësh të shembur, një nënë deklaroi e dëshpëruar për agjencinë AFP: “Ka njerëz të gjallë atje poshtë dhe askush nuk po vjen t’i shpëtojë” Ndërsa Larry Rojas, 49 vjeç, i cili dyshon se familjarët e tij kanë mbetur nën rrënoja, u shpreh: “Tani për tani nuk kemi asgjë, as forcën dhe as guximin për të hyrë atje”

Evropa mobilizohet: Franca, Spanja, Portugalia dhe Holanda nisin misionet

Përballë kësaj katastrofe, shtetet evropiane kanë reaguar menjëherë duke nisur ndihma dhe kontingjente të specializuara të kërkim-shpëtimit

  • Franca: Presidenti Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike me presidenten Rodriguez për të shprehur solidaritetin dhe njoftoi dërgimin e menjëhershëm të një ekipi prej 85 specialistësh francezë në operacionet e kërkimit nën rrënoja
  • Spanja: Ministria e Mbrojtjes deklaroi se ka bërë gati 54 ekipe shpëtimi nga njësia e emergjencave të ushtrisë. Ata do të operojnë me qen kërkimi të trajnuar posaçërisht dhe pajisje teknologjike të avancuara si gjeofonët dhe kamerat e shpëtimit
  • Holanda: Qerveria holandeze njoftoi ndarjen e një fondi prej 2 milionë eurosh për të vendosur me shpejtësi punonjës shpëtimi, qen kërkimi dhe pajisje mjekësore në terren
  • Portugalia: Ministri i Jashtëm, Paulo Rangel, bëri të ditur përgatitjen e një misioni prej 50 deri në 53 shpëtimtarësh, që përfshin njësi të xhandarmërisë, mbrojtjen civile, oficerë me qen dhe personel mjekësor

Mobilizimi i Portugalisë lidhet edhe me faktin se Venezuela është shtëpia e komunitetit të dytë më të madh portugez në Amerikën Latine, me rreth 200,000 qytetarë.

Deri më tani, autoritetet në Lisbonë kanë konfirmuar se pesë shtetas portugezë (katër prej të cilëve anëtarë të së njëjtës familje) rezultojnë të zhdukur në rajonin e goditur të La Guaira-s.

Kryeministri Luis Montenegro dhe Presidenti José Seguro kanë përcjellë mesazhet e tyre të solidaritetit të plotë me popullin venezuelian.

Gjithashtu lexoni:

700 milionë dollarë, aeroplanët luftarakë turq pritet të forcohen me motorë amerikanë

Merz kërkon nisjen e menjëhershme të bisedimeve për paqe në Ukrainë

Si Mark Rutte u mbijetoi skandaleve dhe u bë figura më e diskutuar e NATO-s

Rusia: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë

Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit

Alban Begolli 25/06/2026 25/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
overcast clouds
30° _ 29°
35%
4 km/h
Thu
30 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C

Lajmet e Fundit

FSK-ja dhe Ushtria Amerikane realizojnë ushtrime për menaxhim të emergjencave
19:26 -25/06/2026
Haxhiu: Ekspozita e Hazir Rekës, dokumentim i qëndresës dhe sakrificës
18:56 -25/06/2026
Ambasadori i Suedisë: Duhen kompromise për zgjedhjen e presidentit
18:50 -25/06/2026
700 milionë dollarë, aeroplanët luftarakë turq pritet të forcohen me motorë amerikanë
17:54 -25/06/2026
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
17:51 -25/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?