KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KMDLNJ: Vendimi për ish-krerët e UÇK-së mund të shpallet mes shtatorit dhe nëntorit 2026
Lajme

KMDLNJ: Vendimi për ish-krerët e UÇK-së mund të shpallet mes shtatorit dhe nëntorit 2026

Kosova News
Kosova News 16:56 -25/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar ashpër ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë, duke i cilësuar ato si një “gjykatë speciale raciste” dhe duke pretenduar se themelimi i saj ishte bërë nën presion dhe kërcënime ndërkombëtare.

Sipas KMDLNJ-së, Gjykata Speciale ka devijuar nga qëllimi fillestar për të siguruar drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për shkeljet e së drejtës humanitare, duke vepruar, sipas tyre, mbi baza etnike dhe duke ndjekur penalisht vetëm shqiptarët.

Në reagim thuhet se gjykata ka shkelur parimet e transparencës, prezumimit të pafajësisë dhe të drejtën për gjykim brenda një afati të arsyeshëm, ndërsa kritikohet edhe refuzimi i vazhdueshëm i kërkesave për masa më të lehta ndaj të paraburgosurve pas përfundimit të paraqitjes së provave dhe fjalëve përmbyllëse.

KMDLNJ-ja vlerëson se moszëvendësimi i paraburgimit me masa alternative për të akuzuarit pas përfundimit të procesit gjyqësor përbën, sipas saj, “prejudikim flagrant” të vendimit përfundimtar.

Organizata kritikon gjithashtu institucionet e Kosovës dhe aktorët politikë për, siç thotë, mungesë reagimi ndaj veprimeve të Gjykatës Speciale, duke pretenduar se ka mbetur e vetmuar në kundërshtimin e asaj që e quan arbitraritet politik dhe etnik.

Në fund të reagimit, KMDLNJ-ja vlerëson se periudha më e mundshme për shpalljen e vendimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së është mes muajve shtator dhe nëntor të vitit 2026.

Gjithashtu lexoni:

Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri

Plasin grushtet mes dy policëve në Prishtinë, suspendohen pasi u rrahën gjatë detyrës

Gucati sfidon Goxhajn: Trego në cilën zonë operative të UÇK-së ke shërbyer

Agim Veliu: Kërkesat për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut janë legjitime

Pse s’u ftua Kosova në Samitin e NATO-s? Sqarimi zyrtar nga MPJD

Kosova News 25/06/2026 25/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
overcast clouds
30° _ 29°
35%
4 km/h
Thu
30 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C

Lajmet e Fundit

Katastrofë në Venezuelë: Dy tërmete të njëpasnjëshme shkaktojnë qindra viktima dhe mbi 10,000 të zhdukur – Bota nis ndihmat e emergjencës
18:12 -25/06/2026
700 milionë dollarë, aeroplanët luftarakë turq pritet të forcohen me motorë amerikanë
17:54 -25/06/2026
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
17:51 -25/06/2026
Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri
17:37 -25/06/2026
Merz kërkon nisjen e menjëhershme të bisedimeve për paqe në Ukrainë
17:33 -25/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?