KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Klasat e para në Shqipëri zhvillojnë lëndën Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
ArsimRajon

Klasat e para në Shqipëri zhvillojnë lëndën Teknologji Informacioni dhe Komunikimi

Kosova News
Kosova News 18:18 -02/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Lënda do të jepet në praktikë në 100 shkolla.

Për herë të parë nxënësit e klasave të para kanë nisur të zhvillojnë lëndën Teknologji Informacioni dhe Komunikimi.

Bazat e kompjuterit, siguria në internet dhe kodimi janë disa nga njohuritë që nxënësit do marrin.

“Do të mësojnë si funksionon mausi, se si të shkruajnë pasi ata kanë mësuar shkrimin në Abetare, do mësojnë të ngjyrosin, të bëjnë një figurë në paint. Pra këto orët e para janë bazat e kompjuterit”, thotë mësuesja Alvara Gjorga.

Kjo lëndë nuk ka tekst por zhvillohet në praktikë. Përdorimi i teknologjisë për të mësuar gjëra të reja duket tërheqëse për nxënësit.

“Kam mësuar mausin dhe këto format”, shprehet një nxënës.

-Të pëlqen?

“Po”.

“E pëlqej shumë”.

-Çfarë të pëlqen?

“Që ta çoj te kjo e verdha, ka një gocë që po troket dhe e pëlqej kur dikush më troket”.

Megjithatë në orët e para janë hasur edhe vështirësi.

“Për  t’i mbajtur të përqëndruar është pak vështirë sepse është klasë e parë, është pak shtesë për ata po si gjithmonë gjërat e reja, është pak vështirë”.

Gjatë vitit shkollor klasat e para do njihen me bazat e fushës së kodimit. Kjo përmes lojërave, ku fëmijët do duhet të japin disa komanda.

“Kur e dëgjon duket pak vështirë që si do e mësojnë se janë klasë e parë, por është menduar në formën e  lojës. Për ta ndërtuar këtë digë ky kastor duhet të marrë disa udhëzime, këto udhëzime do ja japë nxënësi. Në të vërtetë do kuptojnë që për të bërë diçka duhet të japësh disa komanda”.

Lënda e Informatikës është një projekt pilot që zhvillohet për herë të parë këtë vit. Si fillim do zbatohet në 100 shkolla./Tv Klan

Gjithashtu lexoni:

“Duam të jemi vend serioz”, Maqedonia e Veriut do të blejë avion të ri qeveritar

Raporti i PE-së, a do të bllokohet procesi integrues i Serbisë pas vizitës së Vuçiqit në Rusi?

Zhdukja e 29-vjeçarit në Klos pas shembjes së dheut, reagon sërish Ministria e Mbrojtjes

Kallas kritikon ashpër Vuçiqin për vizitën në Moskë

Departamenti i Shtetit: Sali Berisha mund të vijë në ShBA

Kosova News 02/10/2022 02/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?