KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Klan Kosova shpëton vetëm me 5000 euro gjobë nga KPM-ja për fshehje të pronësisë, anëtarja e bordit thotë se shifra është qesharake
Lajme

Klan Kosova shpëton vetëm me 5000 euro gjobë nga KPM-ja për fshehje të pronësisë, anëtarja e bordit thotë se shifra është qesharake

Jeton Sopa
Jeton Sopa 18:11 -20/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Pavarur për media, pikë e rendit të ditës ishte edhe ndryshimi i pronësisë së televizionit Klan Kosova përgjatë viteve të kaluara, të cilat nuk i kishte lajmëruar në KPM, sipas ligjit.

E gjithë kjo vjen si pasojë e hulumtimit ekskluziv të mediumit KosovaNews gjatë vitit të kaluar, hulumtim i cili dëshmoi me fakte që pronarët e këtij televizioni kishin bërë shkelje skandaloze, madje duke e regjistruar pronësinë me pasaporta të jashtëligjshme të Serbisë.

EKSKLUZIVE: Kompania që ka në pronësi Klan Kosovën e regjistruar në Maqedoni si investim nga Serbia, me adresë “Djakovica, Serbia”, Drejtori i Klan Kosovës jep dorëheqje ditën që ia bëjmë pyetjet

Gjatë shqyrtimit të kësaj pike, kryetari i bordit të KPM-së, Jeton Mehmeti, tha se, në bazë të gjetjeve të zyrës ekzekutive të KPM-së dhe rekomandimeve të kësaj zyre, Televizionit Klan Kosova i shqiptohet gjoba prej 5000 euro.

“Në bazë të gjetjeve dhe analizave që i është bërë nga zyra ekzekutive ka rekomanduar që Klan Kosova të dënohet me gjobë prej 5000 eurove, në pajtim me nenin 30 paragrafi 1 të ligjit të KPM-së për shkelje të rregullorës për ofruesit e shërbimeve mediale. Dhe i njëjti obligohet që brenda 30 ditësh të dorëzoi kërkesën për ndryshimin e pronësisë” tha Mehmeti

Ky vendim u bë me votimin pro të 4 anëtarëve të KPM-së, ndërsa anëtarja tjetër e bordit, Luljeta Aliu, nuk u pajtua me këtë dënim dhe me mënyrën se si kishte rekomanduar zyra ligjore, pasiqë sipas saj kjo është një shifër qesharake, duke qenë se pronarët e Klan Kosova  e kanë mashtruar këtë institucion duke mos e deklaruar ndërrimin e pronësisë plot 5 herë.

“Ne kemi marrë nga ARBK-ja gjithë dokumentacionin, i cili dëshmon se Klan Kosova ka pasur ndryshim të pronësisë disa herë kjo nënkupton që këto janë të gjetura të reja për zyrën dhe komisionin dhe që nuk mund të anashkalohen. Prandaj, mendoj që gjoba me 5000 euro nuk është vendim i duhur, sepse palët po dënohen me dy kute, sepse në raste tjera i kemi dënuar për çdo ndryshim të pronësisë kur kemi vendosur që cdo mosdeklarim i pronësisë të dënohet me 5000 euro. Tek rasti i Klan Kosovës janë disa sipas tabelës janë gjithsejt 5 ndyshime të cilat nuk janë deklaruar” tha ndër të tjera znj. Aliu.

Aliu tha se përveç kësaj pronarët e Klan Kosova e kanë mashtruar KPM-në kur kanë ardhur në vitin 2019 ta deklarojnë ndryshimin e pronësisë duke qenë se në atë kohë Aleksandër Frangaj nuk ka qenë fare pronar.

“Të gjithë ne jemi në dijeni që kur ka ardhur kërkesa për ndrushim të pronësisë ka ardhur nga Aleksandër Frangaj dhe pronari i ri Kushtrim Gojani kërkesën e kanë bërë këta dy, por që të dy me plot vetëdije e kanë mashtruar institucionin meqë ka qenë shumë e qartë që Aleksandër Frangaj kur e ka bërë kërkesën nuk ka qenë pronar i televizionit. Pra, kjo në fakt nuk mundet me kalu dhe nuk duhet me kalu në fakt ajo licencë nuk është fare valide kjo pra është falsifikim, sepse ai ka thënë se është pronar në atë kohë dhe nuk ka qenë prandaj për mua është e befasishme mënyra e rekomandimit dhe duhet të ketë sqarime për këtë pjesë dhe pse po kalohet në heshtje dhe si është e mundur që institucioni ynë e lejon që dikush ta mashtrojë edhe t’i mbyllim sytë”, tha Aliu

Më pas ka vazhduar një debat i ashpër mes znj. Aliu dhe drejtorit të zyrës ligjore në KPM, Niman Racaj, e cila e sfidoi me pyetje duke e zënë ngushtë këtë të fundit:

Luljeta Aliu: Ai nuk ka pasur të drejtë me qu kërkesën për ndryshim të pronësisë sepse ai nuk ka qenë pronar, prandaj kjo është mashtrim

Niman Racaj: Sipas kësaj që tha kolegu në këto raste nuk ka zgjidhe dhe i bie që duhet me ju ndërpre licenca qysh po thua ti.

Luljeta Ali: Ose duhet me e sjellë informatën për ndryshimet që i ka bërë

Niman Racaj: Por s’e ka bërë

Luljeta Aliu : Eh pra ky është mashtrimi

Niman Racaj: Ju kuptoni, na si rregullator jemi me ba zgjidhje apo?

Luljeta Aliu : Po, por jo me fakte të rreme, unë jam kundër këtij rekomandimi me 5000 euro gjobë, me gjithë këto shkelje kjo është absolutisht qesharake.

Gjithashtu lexoni:

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në Osek Hilë dhe Skivjan

Ndalohen punimet në 12 vendpunishte në Kosovë, u konstatuan shkelje të rënda

Kufizim i qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë gjatë ditës së sotme

Edhe sot mot me diell, temperaturat deri 34°C

Rizvanolli kërkon të hetohet vdekja e punëtorit të KEK-ut

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?