KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KFOR-i mirëpret garancinë me shkrim të ministrit Maqedonci për mosdërgim të FSK-së në veri pa leje paraprake
Siguri

KFOR-i mirëpret garancinë me shkrim të ministrit Maqedonci për mosdërgim të FSK-së në veri pa leje paraprake

Kosova News
Kosova News 21:41 -09/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka thënë se çdo dërgim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri të Kosovës kërkon autorizim paraprak nga komandanti i KFOR-it, bazuar në një marrëveshje të vitit 2013 mes NATO-s dhe KFOR-it.

Në një përgjigje, KFOR-i ka thënë se mirëpret respektimin e vazhdueshëm të zotimit të marrë nga Kosova dhe po ashtu edhe garancinë e fundit të marrë me shkrim nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për këtë marrëveshje.

“Sipas marrëveshjes NATO – Kosovë, çdo zhvendosje e FSK-së në veri të Kosovës kërkon autorizim paraprak nga komandanti i KFOR-it. Ne mirëpresim respektimin e vazhdueshëm për këtë zotim dhe garancinë e fundit me shkrim, që reflekton dialogun e rregullit të KFOR-it me përfaqësuesit e organizatave të sigurisë në Kosovë dhe të institucioneve të Kosovës, përfshirë z. Maqedonci. Komunikimi transparent dhe koordinimi me kohë është çelës për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabiliteti rajonal”, u tha nga KFOR-i.

KFOR-i s’ka dashur të zbulojë në detaje se çfarë është shkruar në letrën e ministrit Maqedonci.

E ministri Maqedonci të enjten ka thënë se ai nuk ka bërë rizotim, por thjesht po respektohet zotimi i bërë në vitin 2013.

“Në letër kam sqaruar rrethanat e angazhimit të njësisë së FSK-së dhe si gjithnjë që e kam thënë publikisht në media, kam ritheksuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë ta respektojnë zotimin e bërë më 19 prill 2013 për angazhimin e FSK-së në operacione në veri pas koordinimit paraprak me komandantin e KFOR-it”, tha Maqedonci për KOHËN. “Pra, çështjet përmbajtjesore të zotimit adresohen në atë nivel, kurse në nivelin tim dhe të komandantit të KFOR-it është që ta sigurojmë njëri-tjetrin që do t’i bëjmë veprimet e nevojshme për të garantuar që angazhimi ynë ushtarak në veri të bëhet në mënyrë të koordinuar. Pra, nuk bëhet fjalë për rizotim sepse zotimi i 2013 është bërë në nivel kryeministri dhe sekretari të përgjithshëm të NATO-s. Ne po vazhdojmë të respektojmë zotimin e vitit 2013 të ish-kryeministrit, pavarësisht që vlerësojmë që ai zotim ka qenë i gabuar dhe i dëmshëm për ushtrinë tonë”.

Gjithashtu lexoni:

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë

Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona

Zjarr në një fabrikë në Gjakovë

Arrestohen dy persona për kultivim të drogës

Kosova News 09/01/2025 09/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë
22:50 -29/07/2026
Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut
22:28 -29/07/2026
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona
21:38 -29/07/2026
Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?