KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këshilli i Prindërve i Kosovës merr vendim, 5 hapat që do të ndërmerren nesër karshi grevës
Arsim

Këshilli i Prindërve i Kosovës merr vendim, 5 hapat që do të ndërmerren nesër karshi grevës

Kosova News
Kosova News 18:48 -11/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli i Prindërve i Kosovës  propozon 5 hapat që do të ndërmerren nesër karshi grevës së paarsyeshme të SBASHK-ut. Keta janë hapat e paralajmëruar në situatën aktuale, kur fëmijët tanë vazhdojnë ta kenë të pamundësuar vijimin e procesit mësimor.

“Këshillojmë që secili këshill i prindërve nëpër shkollat e Kosovës, apo edhe prindër të paorganizuar, të fillojnë t’i marrin hapat në vijim”,thuhet mes tjerash.

Postimi i plotë

Të nderuar prindër e të nderuar kujdestarë,

Këshilli i Prindërve i Kosovës i ka ende kapacitet shumë të kufizuara të veprimit, andaj energjitë tona maksimale vullnetare i kemi vendosur në drejtim të deklarimit publik për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve tanë për kujdesje, edukim e arsimim publik të plotë, të pakufizuar e të dinjitetshëm. Kjo situatë e përsëritur për të satën herë, në momentin më të rëndë të arsimit në Kosovë, është tërësisht e papranueshme dhe e paarsyeshme, e cila po dëshmohet edhe me çregjistrime të përditshme të nxënësve nga shkollat publike.

Në situatën aktuale, kur fëmijët tanë vazhdojnë ta kenë të pamundësuar vijimin e procesit mësimor, ne këshillojmë që secili këshill i prindërve nëpër shkollat e Kosovës, apo edhe prindër të paaorganizuar, të fillojnë t’i marrin hapat në vijim:

1. Të kërkohet furnizimi me libra i të gjithë fëmijëve përmes prindërve nga të gjitha shkollat në Kosovë qysh nesër (më 12 shtator).

2. Prindërit të fillojnë takime të rregullta ditore nëpër hapësirat shkollore ose kudo është e mundur, me qëllimin e vetëm marrjen e veprimeve për t’i dalë në ndihmë fëmijëve të tyre.

3. Prindërit të fillojnë të punojnë me fëmijët e tyre përmes platformave digjitale në internet të ofruara nga MASHT, Youtube, eShkollori e të tjera.

4. Prindërit të koordinohen dhe bashkëpunojnë me mësimdhënësit që duan të zhvillojnë mësim në distancë përmes platformave në internet për ta realizuar sa më mirë procesin mësimor.

5. Në shkollat ku është e mundur, ditëve në vijim prindërit t’i çojnë për një orë fëmijët për t’u takuar me shokët e shoqet e klasës.

I lusim edhe të gjithë vullnetarët që kanë kapacitete për të ndihmuar mësimin në distancë të kontaktojnë me Këshillin e Prindërve të Kosovës ose këshillat e prindërve nëpër komuna ose shkolla.

Dashurinë dhe mundin tonë të pakushtëzuar ta bashkojmë për fëmijët tanë!

Gjithashtu lexoni:

18.800 maturantë sot do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore

Aksident trafiku në Deçan, lëndohen tre persona

Ng Kryeministria shënohet Dita Memoriale të Komunitetit Egjiptian

Nesër mbahet Provimi i Maturës Shtetërore

Murati i reagon Abdixhikut (LDK): Nga parti shtet-formuese, në parti votë-fotografuese!

Kosova News 11/09/2022 11/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Në mbyllje të vizitës në SHBA, Jashari takohet me komandantin amerikan, vlerësohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së
14:41 -21/06/2025
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së
14:15 -21/06/2025
Memli Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja
14:06 -21/06/2025
Muja: Telekomit po i kthehen milionat e vjedhura, opozita shpik skandale
12:03 -21/06/2025
Dështon edhe përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
11:17 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?