Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar një muaj paraburgim për personin me inicialet XH.D., i cili dyshohet se ka dhunuar një vajzë me të meta mendore.
I dyshuari që është nga fshati Dubravë i Ferizajt dyshohet se dhunoi viktimën më 1 dhe 2 maj në një motel. Ai u ndalua nga Policia sot [e premte].
“Ekziston dyshimi i bazuar se më 01 dhe 02 maj të vitit 2024, saktësisht në motelin “XXL”, i pandehuri Xh.D., me dashje e detyron të dëmtuarën- si viktimë e ndjeshme për shkak të aftësive të kufizuara mendore, të kryej akt seksual dhe për ta bindur që të kryej akt seksual, i pandehuri ndaj saj ushtron edhe dhunë fizike dhe në fund pas dy dite, i pandehuri me të njëjtën veturë që kishte marr të dëmtuarën e dërgon në të njëjtin vend ku e kishte marr dhe e lë në rrugë, me çka ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale ‘Dhunimi’ “, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


