Këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca Ilir Kërçeli, ka publikuar projektin e “Prishtina Parking”, në vlerë prej 2.5 milionë euro. Projekt ky i cili synon të fillojë zbatimin e projektit të qytetit Smart.
Kërçeli i cili ka postuar një përshkrim të shkurtër të kontratës së këtij projekti, ka shtruar disa pyetje për Komunën e Prishtinës, se çfarë po synojnë me këtë projekt.
Postimi i plotë i Kërçelit:
Ky është përshkrimi me të cilin Komuna e Prishtinës do ti shpenzojë 2,533,000.00 milion euro. Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës:
N.P.L. “Prishtina Parking” synon të fillojë zbatimin e projektit të Qytetit të Smart. Me këtë projekt, Prishtina synon të ketë një ndikim pozitiv që rrit cilësinë e jetës, promovon qëndrueshmërinë dhe përmirëson përvojën urbane në përgjithësi. Projekti synon të përmirësojë efikasitetin e menaxhimit të parkimit në zonat urbane dhe tregtare, të përmirësojë fluksin e trafikut dhe të ofrojë një përvojë parkimi efikase dhe tërheqëse për banorët dhe vizitorë.