KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këmbëngulë mbrojtja e Thaçit: ZPS-ja po e shkel rregullin 136
Siguri

Këmbëngulë mbrojtja e Thaçit: ZPS-ja po e shkel rregullin 136

Kosova News
Kosova News 15:03 -01/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçi po vazhdon ta kontestojë ligjshmërinë e dorëzimit të provave nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Kryembrojtësi, avokati Lluka Mishetiq sërish në kundërpërgjigjen ndaj ZPS-së, ka kërkuar që kjo e fundit të ndalojë dorëzimin e provave pas mbylljes së çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Fillimisht, me datën 13 mars kishte kërkuar nga trupi gjykues që të urdhërojë Prokurorinë për mos paraqitje të provave.

Ndërkaq, më 25 mars, kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West iu përgjigj kërkesës duke kërkuar refuzimin e saj.

ZPS ka thënë se zbulimet në fjalë i plotësojnë të gjitha kriteret dhe “nuk përbëjnë paraqitjen e ‘parashtresave’ apo ‘paraqitjen e provave’.

“Kërkesa e Mbrojtjes së Thaçit për një urdhër ndaj ZPS-së në bazë të Rregullës 136 të Rregullores së Procedurës dhe Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës, dhe shpërfill zbatimin e Rregullës 112 dhe jurisprudencën e Dhomave të Specializuara lidhur me të. Përmbushja nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) e detyrimeve të saj të vazhdueshme të zbulimit të provave, në përputhje me kornizën e aplikueshme, nuk përbën paraqitje provash, apo paraqitje të parashtresave, në kuptimin e Rregullës 136. Kërkesa duhet të refuzohet në përputhje me këtë”, thuhet në këto parashtrime.
Por, më 30 mars, mbrojtja i është kundërpërgjigjur këtij parashtrimi, duke vlerësuar se qëndrimi i ZPS-së bazohet në “interpretim të gabuar” dhe “nëse nuk ndryshohet“do të lejonte një shkelje të vazhdueshme për gjykim të drejtë”.

“Mbrojtja e z. Hashim Thaçi (Mbrojtja) me këtë i përgjigjet Parashtrimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) lidhur me Kërkesën e Mbrojtjes për një Urdhër në bazë të Rregullës 136 të Rregullores së Procedurës dhe Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës Qëndrimi i ZPS-së bazohet në një interpretim të gabuar të Rregullave 112 dhe 136, i cili, nëse lihet i pandryshuar, do të lejonte një shkelje të vazhdueshme të të drejtës themelore të z. Thaçi për një gjykim të drejtë”, thuhet në përgjigjen e mbrojtjes Lluka Mishetiq.

Avokati kryesor i ish-presidentit, Hashim Thaçi, përmes parashtrimeve të tij shpreh shqetësimin se paraqitja e njëanshme e provave nga ZPS-ja nuk garanton proces të drejtë.

“Kjo paraqitje e “fshehtë” e provave shkel parimin e barazisë së armëve dhe të drejtën për t’u komentuar mbi provat e paraqitura para gjykatësit të faktit, siç garantohet nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (Brandstetter kundër Austria), Neni 31 i Kushtetutës dhe Ligji (vendim i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese që shqyrton dhe konfirmon përputhshmërinë kushtetuese të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës)”, thuhet tutje në këtë parashtrim të mbrojtjes.

Mbrojtja sërish përmes kësaj kundërpërgjigjeje ndaj ZPS-së ka kërkuar nga trupi gjykues që të urdhërojë këtë të fundit për mos dërgimin e këtyre provave.
Por, çfarë thotë Rregullorja e Procedurës dhe e Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës, saktësisht rregulla 136?

“Pas deklaratave përmbyllëse, kryetari i trupit gjykues e deklaron çështjen të mbyllur. Në këtë fazë trupit gjykues nuk mund t’i paraqitet asnjë parashtrim tjetër, përveç se në rrethana të posaçme dhe duke treguar arsye të vlefshme. Në këtë fazë trupi gjykues nuk mund të pranojë asnjë parashtrim, apo të dëgjojë dëshmi të tjera, përveç nëse diktohet prej rrethanave të posaçme”, thuhet në këtë rregullore.

Ky debat vjen pas mbylljes së kësaj çështjeje ndaj katërshes së UÇK-së dhe kur ky rast tanimë është në duart e gjykatësve për vendim.

Më 9 shkurt të këtij viti në Dhomat e Specializuara kanë nisur fjalët përmbyllëse në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Katërshja e UÇK-së me 18 shkurt kanë paraqitur fjalët e tyre prej 20 minutash, ku janë deklaruar sërish të pafajshëm për të gjitha akuzat që i ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Edhe ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit kanë kërkuar që të njëjtit të shpallen të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly Ëest ka kërkuar dënim me burgim prej 45 vitesh, për secilin nga ish-krerët e UÇK-së, me pretendimet për krime lufte.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë. 

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut

Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri

Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë

Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Kosova News 01/04/2026 01/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren
12:27 -10/07/2026
Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve
12:00 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?