KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KEK-ut i shtohen 220 punëtorë të rinj, Kurti: Me shtimin e punonjësve në prodhim e sigurojmë operimin edhe për dy dekadat e ardhshme
Ekonomi

KEK-ut i shtohen 220 punëtorë të rinj, Kurti: Me shtimin e punonjësve në prodhim e sigurojmë operimin edhe për dy dekadat e ardhshme

Kosova News
Kosova News 15:24 -06/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të 220 kontratave të punëtorëve të rinj në Korporatën Energjetike të Kosovës, në termocentralin “Kosova B”.

Fjalën e tij, kryeministri Kurti e filloi me falënderime dhe mirënjohje për të gjithë të angazhuarit pas sulmit në kanalin Ibër – Lepenc, derisa pos sfidave ai përmendi edhe sukseset, me ç’rast në dy vjetët e fundit në KEK janë pranuar në punë 525 punonjës të rinj, ndërsa sot KEK-ut iu shtuan edhe 220 të rinj në Divizionin e Qymyrit.


“Me shtimin e punonjësve në prodhim, e sigurojmë operimin e KEK-ut edhe për dy dekadat e ardhshme. E askush më mirë se ju vetë nuk e dini këtë gjë, se çfarë rëndësie ka edhe për KEK-un edhe për mbarë Kosovën dhe se sa i rrezikuar ka qenë operimi pikërisht nga mungesa e punëtorëve në prodhim”, vazhdoi kryeministri.


Ndërkaq, ministrja Artane Rizvanolli, deklaroi se KEK-u do të vazhdojë të luaj rol kyç në sektorin tonë energjetik dhe për këtë është tejet e rëndësishme që të kemi punonjës, të cilët i operojnë këto teknologji.

Ajo shprehu kënaqësinë të jetë e pranishme në këtë fillimvit, të cilin e cilësoi se do të jetë viti më i rëndësishëm për KEK-un në dy dekadat e fundit.

Përveç rolit kyç të KEK-ut në menaxhim të krizës energjetike dhe në prodhim, kryeministri Kurti veçoi edhe disa të arritura të tjera, siç është përfundimi i dilatimit të bojlerëve në Bllokun B sipas planit (2023); nënshkrimi i kontratave për modernizim të TC Kosova B që do të fillojë në prill; bashkëpunimi me Shqipërinë: këmbimi prej 250Gwh, me ç’rast janë kursyer 50 milionë euro për Kosovën; ruajtjen e sigurisë së furnizimit – blerja e energjisë me buxhetin e ndarë nga Qeveria; si fitimi rekord në vitet e fundit prej 105.7 milionë euro.


“Ndërkohë në këto vitet e fundit, e kishim edhe realizimin me fitim rekord prej 105.7 milionë euro, i cili mundëson investimin në rehabilitimin e TC Kosova A, dhe meqë jemi në këtë temë, menaxhmenti na ka premtuar se tenderi për rehabilitimin e bllokut A3 do të shpallet gjatë këtij muaji”, tha ai duke shtuar se në vitin 2025 nis edhe projekti i parkut solar 100 MW në KEK.


Në fund të ceremonisë së nënshkrimit të kontratave, Kryeministri Kurti dhe ministrja Rizvanolli shpërndanë kartelat për punonjësit e rinj të KEK-ut, derisa të gjithëve iu uruan një vit të mbarë.

Gjithashtu lexoni:

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Operacion për krime lufte në rastin “Reçaku II”, arrestohen pesë persona në Kosovë

MINT publikon çmimet e derivateve, nafta dy cent më lirë se dje

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Kosova News 06/01/2025 06/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara
18:20 -14/06/2026
Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv
17:55 -14/06/2026
Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”
17:52 -14/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit
15:45 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?