KEDS-i ka njoftuar se gjatë muajit mars janë kryer 6124 kontrolle te konsumatorët që dyshoheshin se po keqpërdornin rrymën.
Në 500 raste është vërtetuar se ata kishin keqpërdorur rrymën, duke “anashkaluar matjen e saktë të energjisë elektrike”.
“Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore”, thuhet nga KEDS.


