KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KEDS dhe KESCO akuzojnë KEK-un se s’po i përmbahet planit për prodhim të energjisë elektrike
Ekonomi

KEDS dhe KESCO akuzojnë KEK-un se s’po i përmbahet planit për prodhim të energjisë elektrike

Kosova News
Kosova News 12:20 -07/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy kompanitë e energjisë elektrike në Kosovë, KEDS dhe KESCO, kanë njoftuar se janë duke importuar energji elektrike mbi 1 milion euro në ditë, ndërsa kanë hedhur akuza ndaj kompanisë vendore, KEK, se nuk po i përmbahet planit për prodhim të energjisë gjatë kohës së dimrit.

Me rënien e temperaturave, KEDS dhe KESCO kanë thënë se është rritur konsumi i energjisë elektrike, por, sipas tyre, fatkeqësisht paralel me këtë ka ndodhur edhe reduktimi i prodhimit vendor.

“Për ta mbuluar këtë gep, pra sasinë e munguar në mes të prodhimit dhe kërkesës, KEDS dhe KESCO po detyrohen të blejnë energji elektrike në vlerë mbi 1 milion euro në ditë. Në aspektin sasior të dy kompanitë bashkërisht po importojnë mbi 7500 megavat brenda 24 orëve ose deri në 400 megavat në orë”, thuhet në reagimin e kompanive.

Kërkesa, sipas tyre, ka arritur në mbi 1100 megavat në orë, ndërsa prodhimi vendor nuk mund të tejkalojë më tepër se 700 megavat në orë.

“Pra, po importohet në kohë piku mbi 35 për qind e energjisë elektrike që konsumohet nga konsumatorët. Prodhimi aktual është më i ulët se bilanci elektroenergjetik që na ishte paraqitur. Lidhur me këtë, ne kemi reaguar, duke kërkuar nga prodhuesi më i madh vendor, KEK-u, që t’i përmbahet planit, sepse çdo devijim nga plani, në këtë rast mbi 120 megavat në orë minus, paraqet barrë të rëndë për dy kompanitë dhe e vë në vështirësi komplet sistemin elektroenergjetik”, thuhet tutje.

Ky minus aktualisht po mbulohet nga KEDS dhe KESCO, “pasi të dy kompanitë janë duke e përballuar këtë kërkesë të madhe për energji elektrike, por duhet të ndërmerren masa të menjëhershme nga secila hallkë e sistemit në mënyrë që të zbuten vështirësitë dhe sistemi të funksionojë më lehtë”.

“Rikthimi i prodhimit të energjisë elektrike në bazë të bilancit vjetor të ofruar më herët për muajin dhjetor, nënkupton më pak import dhe, rrjedhimisht, kosto më të ulët”, vijon reagimi i KEDS dhe KESCO-s.

Sipas kompanive, problemi mund të bëhet më serioz nëse palët e interesuara të tregut vazhdojnë të dështojnë të përmbushin planet që kanë paraqitur më parë.

“KEDS dhe KESCO kërkojnë edhe nga konsumatorët që ta kursejnë maksimalisht energjinë elektrike dhe aty ku kanë mundësi të mos e përdorin për ngrohje. Përdorimi efiçient i saj nënkupton se do të mundë të kalojmë një dimër më të lehtë dhe më të përballueshëm”, thuhet në përfundim të reagimin të tyre.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kosova News 07/12/2023 07/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?