KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KDI: Shumica parlamentare të mos bojktojë seancat e Kuvendit
Politikë

KDI: Shumica parlamentare të mos bojktojë seancat e Kuvendit

Kosova News
Kosova News 16:49 -11/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka reaguar pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të cilën e ka bojkotuar partia në pushtet.

Opozita s’i ka numrat për ta kërkuar hetimin dhe shkarkimin e Kusari-Lilës

KDI thotë se opozita në demokraci luan një rol thelbësor përmes ofrimit të alternativave apo kundërshtimeve për politikat e shumicës parlamentare.

“Thirrja e një seance të jashtëzakonshme është instrument demokratik që i jep zë dhe mundësi opozitës për të diskutuar çështje që ajo i konsideron të rëndësishme, për të kërkuar llogaridhënie apo për të adresuar politika që sipas saj, janë të dëmshme ose të nevojshme”, thuhet në reagim.

Sipas KDI-së, bojkotimi i seancës së sotme të jashtëzakonshme nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe grupet tjera parlamentare që përbëjnë shumicën është në kundërshtim me vlerat e pluralizmit politik dhe procedurave parlamentare, dhe si i tillë e minon legjitimitetin e Kuvendit dhe proceset demokratike.

“Pjesëmarrja e të gjitha grupeve parlamentare, por sidomos e shumicës në debat është esenciale për funksionimin normal të demokracisë dhe për të ruajtur besimin publik në institucionet shtetërore. Kuvendi dhe debatet janë platformë që sigurojnë që të gjitha palët të kenë një zë në diskutimet apo vendimmarrjen në temat që prekin interesin publik”.

Për më tepër, KDI thotë se, pjesëmarrja e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, në seancat e jashtëzakonshme është thelbësore për të ruajtur kredibilitetin dhe neutralitetin institucional.

“Si përfaqësuesi më i lartë i këtij institucioni, ai duhet të ketë një rol mbipartiak dhe të tregojë përkushtim për të mbajtur Kuvendin funksional, duke garantuar që të gjitha grupet parlamentare, përfshirë ato opozitare, të kenë mundësinë të ushtrojnë rolin e tyre demokratik. Pjesëmarrja e kryetarit forcon kredibilitetin e parlamentit dhe ndihmon në mbajtjen e një balancimi të shëndetshëm të pushteteve, duke mbrojtur integritetin e procesit demokratik”.

“Në demokraci, deputetët, udhëheqësit institucionalë kanë përgjegjësinë të jenë të pranishëm dhe të marrin pjesë aktivisht në proceset parlamentare, sidomos kur situatat janë komplekse dhe të ndjeshme. Kjo forcon pluralizmin dhe pasuron debatin demokratik, duke e bërë procesin politik më transparent, duke rritur informimin e qytetareve dhe përfshirjen e tyre në proceset demokratike”, thuhet në reagimin e KDI-së.

Gjithashtu lexoni:

Presidenti i KE-së, António Costa sot në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Vjen reagimi i Ambasadës Amerikane pas Marrëveshjes SHBA- Kosovë për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim

Bizneset e Kosovës kërkojnë shtyrjen e liberalizimit të energjisë, paralajmërojnë protesta

Ngërçi politik, Ambasada gjermane: Detyrat e rëndësishme po mbeten pezull, i kemi thënë edhe Presidentes

Kosova News 11/10/2024 11/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD “tkurret”
08:46 -14/05/2025
Presidenti i KE-së, António Costa sot në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin
08:44 -14/05/2025
Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”
23:12 -13/05/2025
Goditet Rrjeti i Kontrabandës, sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut
23:08 -13/05/2025
Kololli ia siguron Sionit një pikë të rëndësishme
22:44 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?