Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet kufitare nga rajoni i Lindjes, pas pranimit të informacioneve relevante se një person i dyshuar (A.M.) shtetas i Republikës së Maqedonisë-veri, është duke futur ari dhe argjend në Republikën e Kosovës, pa e deklaruar atë tek autoritetet doganore, ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për identifikimin dhe ndalimin e tij.
“Personi i dyshuar, i lartcekur me iniciale me automjetin e tipit audi Q5, ngjyrë hiri, me datë 07.09.2022, është ndaluar nga Policia duke hyrë në Republikën e Kosovës përmes pikë kalimit kufitar Hani i Elezit dhe gjatë kontrollit të vijës së dytë së bashku me zyrtarët doganor, në anën e majtë mbrapa në bagazh, te sirtari i pajisjeve janë gjetur të fshehura dhe të padeklaruara një sasi e arit prej (580 gram).

Ari i fshehur, i padeklaruar është konfiskuar nga ana e Doganës së Kosovës të cilët edhe janë marrë me procedra të mëtejme.
Policia Kufitare e Kosovës, në bashkëpunim edhe me autoritetet doganore është e përkushtuar në zbatim të masave për parandalim dhe luftim të paligjshmërisë dhe kontrabandës, si dhe janë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale nga njësitet relevante në terren”, thuhet në komunikatën e policisë.



