Policia e Durrësit ka dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me sasinë e kokainës të sekuestruar në Portin e Durrësit dhe ka publikuar pamjet nga aksioni.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Again” u gjet dhe sekuestrua 33.5 kg kokainë.
Kokaina ishte e ndarë në 31 pako, të fshehura mes bananeve. Policia ka shoqëruar 8 persona, ndërkohë që operacioni po vijon.


