Një person është arrestuar në Prishtinë, të hënën, për kanosje dhe ngacmim ndaj ish-së dashurës së tij dhe prindit të saj, ka njoftuar Policia të martën në raportin 24-orësh.
Sipas njoftimit, i dyshuari i kishte kanosur viktimat nga 1 shtatori.
Policia ka bërë të ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


