Kanë kaluar disa javë që kur AAK në bashkëpunim me disa nga deputetët e opozitës i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për zhvillimet në Kuvend, më saktësisht për mënyrën se si Vetëvendosje vendosi të ndryshojë mënyrën e votimit për kryekuvendar.
AAK dhe deputetët e tjerë iu drejtuan Gjykatën Kushtetuese për shkak të propozimit që votimi për kryetarin e Kuvendit kaloi nga votimi i hapur në propozim për votim të fshehtë.
Anipse ky propozim nuk po gjenë përkrahjen e deputetëve shumicë tash e sa kohë, deputetët nga AAK-ja dhe nga disa parti të tjera iu drejtuan kushtetueses për t’u treguar se çka është e drejtë apo jo në këtë rast.
Edhe pse kanë kaluar disa javë, përgjigje në lidhje me këtë kërkesë nuk ka pasur.
Në lidhje me këtë çështje, lajmi.net i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, nga ku u bë e ditur se nuk ka ende një vendim në lidhje me këtë situatë të krijuar.
Kushtetuesja në përgjigjen e dhënë tha se kërkesa ende është duke u shqyrtuar.
“Kjo kërkesë është duke u shqyrtuar. Vendimi do të merret pasi që Gjykata të shqyrtojë të gjitha aspektet kushtetuese të çështjes së parashtruar në kërkesë dhe për vendimmarrjen e saj do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni.”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Sot deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit do te mblidhen sërish në Kuvendin e Kosovës. Saktësisht sot është hera e 30-të që aty tentohet të arrihet konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Vendi vazhdon të jetë në bllokadë institucionale, pa Kuvend të konstituar e me qeveri në detyrë- por pavarësisht kësaj benefitet që kanë si nga Qeveria e nga Kuvendi vazhdojnë t’i marrin të dy palët.
Vetëvendosje insiston në formimin e një komisioni për votimin e fshehtë, duke mos përmendur hapur emrin e Albulena Haxhiut, por tërthorazi duke u deklaruar se nuk ndryshojnë emrin e të propozuarës.
Haxhiu disa herë radhazi ka deklaruar se po e quajnë si përçarëse, por se ajo është e gatshme të diskutojë për të kaluarën e saj politike e çdo veprim që ka ndërmarrë më herët.Kushtetuesja në përgjigjen e dhënë tha se kërkesa ende është duke u shqyrtuar.
“Kjo kërkesë është duke u shqyrtuar. Vendimi do të merret pasi që Gjykata të shqyrtojë të gjitha aspektet kushtetuese të çështjes së parashtruar në kërkesë dhe për vendimmarrjen e saj do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni.”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Sot deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit do te mblidhen sërish në Kuvendin e Kosovës. Saktësisht sot është hera e 30-të që aty tentohet të arrihet konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Vendi vazhdon të jetë në bllokadë institucionale, pa Kuvend të konstituar e me qeveri në detyrë- por pavarësisht kësaj benefitet që kanë si nga Qeveria e nga Kuvendi vazhdojnë t’i marrin të dy palët.
Vetëvendosje insiston në formimin e një komisioni për votimin e fshehtë, duke mos përmendur hapur emrin e Albulena Haxhiut, por tërthorazi duke u deklaruar se nuk ndryshojnë emrin e të propozuarës.
Haxhiu disa herë radhazi ka deklaruar se po e quajnë si përçarëse, por se ajo është e gatshme të diskutojë për të kaluarën e saj politike e çdo veprim që ka ndërmarrë më herët.
Kurse nga opozita kanë vazhduar kundërshtimin e Haxhiut dhe njësoj kanë kundërshtuar edhe votimin e saj në mënyrë të fshehtë, duke e pamundësuar kështu formimin e komisionit që po kërkon Vetëvendsoje.
Anipse Kurti shprehej se i ka votat për formimin e qeverisë, në fakt doli se ai nuk i ka as ato për kryekuvendar.
Haxhiu mori maksimalisht 57 vota- e që janë larg për t’u votuar si kryeparlamentare.
Vendimi i Vetëvendosjes të mos tërhiqen nga emri i Haxhiut dhe komisioni për votim të fshehtë veç po e vazhdon bllokadën e krijuar tash e sa muaj- e së cilës duket qartë se zgjidhje mund t’i jap vetëm partia e parë./Lajmi.net/