Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka takuar ambasadorin e Finlandës në Berlin, Kai Sauer.
Ai ka njoftuar se me të ka diskutuar për çështje të Luginës së Preshevës.
“Në takimin e parë sot në Berlin, vizituam Ambasadorin e Finlandës Kai Sauer. Një njohës i mirë i rajonit, meqë Ambasadori Sauer ishte pjesë e ekipit të Presidentit Ahtisari në procesin e dialogut për Kosovën. Meqë Finlanda do të jetë kryesuese e radhës së OSBE-së, shtruam nevojën e vëmendjes së shtuar të OSBE-së për Luginën e Preshevës”, ka shkruar ai në Facebook.