KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kallas: Dialogu Kosovë–Serbi ka ngecur, po shqyrtojmë mjete të tjera për normalizim
Politikë

Kallas: Dialogu Kosovë–Serbi ka ngecur, po shqyrtojmë mjete të tjera për normalizim

Kosova News
Kosova News 14:11 -02/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër, ka thënë shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm në ditët në vijim”, tha Kallas, e cila pritet ta vizitojë Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme.

Kallas foli, po ashtu, për ndikimin e mundshëm të luftës tregtare mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mundësinë e një armëpushimi në Ukrainë, duke theksuar nevojën për përfshirjen e Evropës në çdo negociatë për këtë çështje.

Radio Evropa e Lirë: Sot hyjnë në fuqi tarifat e reja [të Shteteve të Bashkuara të Amerikës] prej 25 për qind për automjetet. Si do të përgjigjet Bashkimi Evropian dhe çfarë mendoni se tregon kjo për marrëdhëniet transatlantike?

Kaja Kallas: Deri tani, njerëzit tanë të tregtisë po bashkëveprojnë me amerikanët, kështu që nuk e dinë saktësisht se çfarë po vjen. Ka deklarata që i shohim, por cilat janë veprimet reale? Nëse vjen një veprim i tillë, edhe ne kemi një plan të gatshëm, por ajo që dua të theksoj është se nuk ka fitues në luftërat tregtare.

Në fund, çmimet rriten dhe konsumatorët paguajnë më shumë për këto produkte, dhe ky nuk është veprim i mençur. Prandaj, ende shpresoj që nuk do të fillojmë këtë luftë tregtare.

Radio Evropa e Lirë: [Presidenti i Finlandës], Alexander Stubb, kur ishte në Amerikë së voni, foli për një armëpushim të mundshëm të plotë në luftë [mes Ukrainës dhe Rusisë] më 20 prill. A mendoni se kjo është e realizueshme?

Kaja Kallas: Deri tani, Ukraina ka rënë dakord për një armëpushim që para tre javësh, dhe nuk kemi parë asnjë shenjë pozitive nga Rusia. Ata thjesht po luajnë lojëra.

Mendoj se do të ishte shumë mirë t’u vihet një afat i qartë se deri kur duhet të përgjigjen, të tregojnë qëndrimin e tyre dhe të shfaqin vullnet të mirë se duan paqe.

Është e qartë që ukrainasit e duan atë.

Radio Evropa e Lirë: [Kirill] Dmitriev, një nga negociatorët e Kremlinit, pritet ta vizitojë Uashingtonin së shpejti. A do të dëshironit të flisnit me të? A mendoni se BE-ja duhet të negociojë me të?

Kaja Kallas: Për Ukrainën, Ukraina duhet të negociojë me Rusinë. Kjo nuk mund të bëhet nga askush tjetër, sepse bëhet fjalë për Ukrainën dhe nuk mund të bëhet pa Ukrainën.

Mendoj se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Kur bëhet fjalë për sigurinë evropiane, sigurisht që duhet të diskutojmë mes nesh dhe me aleatët tanë për mënyrën se si ta rregullojmë këtë çështje.

Radio Evropa e Lirë: Por, a është BE-ja apo ndonjë vend evropian i gatshëm të diskutojë drejtpërdrejt me Moskën?

Kaja Kallas: Kur bëhet fjalë për negociatat reale që lidhen me Evropën, mendoj se është e rëndësishme të kemi parasysh se Rusia nuk duhet të ketë ndikim mbi mënyrën se si ne organizojmë sigurinë tonë, sepse Evropa nuk po e sulmon Rusinë. Përkundrazi, Rusia ka sulmuar fqinjët e saj, prandaj ne po diskutojmë rreth aranzhimeve tona të sigurisë.

Megjithatë, sa i përket negociatave për Ukrainën, është e qartë se Evropa duhet të jetë pjesë e tryezës, sepse rezultati i tyre na prek edhe neve. Dhe, çdo marrëveshje nuk mund të funksionojë pa zbatimin e saj nga ana e evropianëve.

Radio Evropa e Lirë: Pra, a do të flisni për këtë me [sekretarin amerikan të Shtetit, Marco] Rubio, kur ai të jetë në Bruksel ditët në vijim?

Kaja Kallas: Ne kemi folur për këtë edhe më parë, kur kishim takimet në kuadër të G7-tës në Kanada, dhe padyshim që do të flasim për këtë sërish. Është shumë e qartë se çfarë ka BE-ja në dorë – sanksionet janë vendosur nga Bashkimi Evropian, kemi misionin e trajnimit për ushtarët ukrainas, misionin civil në Ukrainë dhe gjithashtu procesin e zgjerimit të BE-së, që përfshin Ukrainën.

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni vizitën e [kryeministrit izraelit, Benjamin] Netanyahu, në Hungari, një shtet anëtar i BE-së? A jeni të shqetësuar se ndoshta persona të tjerë të kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale mund të vijnë në BE? Sidomos udhëheqja ruse.

Kaja Kallas: Shtetet anëtare janë palë të Konventës së Romës, që ka të bëjë me Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Prandaj, u takon shteteve anëtare që të zbatojnë vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe detyrimet që kanë marrë përsipër. Është e qartë se është e rëndësishme të ruhet besueshmëria e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, dhe Bashkimi Evropian e mbështet këtë gjykatë në çdo mënyrë të mundshme.

Radio Evropa e Lirë: Pra, nuk mund të përjashtohet mundësia që [presidenti rus, Vladimir] Putin të vizitojë një shtet anëtar të BE-së së shpejti, nëse BE-ja nuk zbaton konventën?

Kaja Kallas: BE-ja e zbaton, por problemi është se BE-ja nuk është anëtare e konventës, janë shtetet anëtare. Prandaj, shtetet anëtare duhet ta zbatojnë atë – nëse një person hyn në territorin e tyre, ata duhet t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Dialogu Kosovë–Serbi

Radio Evropa e Lirë: Javën tjetër do të vizitoni Ballkanin Perëndimor. Çfarë mendoni për protestat që po shohim aktualisht në Serbi? A jeni të gatshëm të organizoni së shpejti një takim të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë?

Kaja Kallas: Sa i përket protestave, kjo është demokracia – ndodh edhe në vendet anëtare të BE-së që njerëzit të lodhen nga qeveritë dhe të protestojnë. Kjo tregon se demokracia po funksionon.

Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ose dialogun Beograd-Prishtinë, unë kam emëruar një Përfaqësues të Posaçëm, me të cilin do të ulem për të parë të ardhmen. Ajo që na intereson është normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Qoftë përmes këtij dialogu, apo ndonjë instrumenti tjetër, ne do të mbledhim ide dhe do të dalim me një propozim.

Radio Evropa e Lirë: Pra, a mund të jetë diçka tjetër, përveç dialogut?

Kaja Kallas: Duket se dialogu ka ngecur pak, sepse palët vetëm po ankohen për njëra-tjetrën. Mendoj se duhet ta mbajmë qëllimin përfundimtar në mendje – normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, në mënyrë që të mund të ecin përpara në rrugën evropiane.

Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm në ditët në vijim.

Radio Evropa e Lirë: Dhe, për fund, lidhur me Gjeorgjinë, si i vlerësoni ndryshimet në Ligjin për agjentët e huaj dhe Ligjin për transmetimin? A ka ende BE-ja ndonjë ndikim mbi Gjeorgjinë?

Kaja Kallas: Situata atje është jashtëzakonisht e vështirë. Dimë që shumica e popullit gjeorgjian mbështet fuqimisht Bashkimin Evropian, dhe dëshiron që Gjeorgjia t’i bashkohet BE-së.

Por, kjo nuk është rruga që ka zgjedhur qeveria. Pyetja për ne është: çfarë mund të bëjmë realisht për ta ndihmuar? Kemi ridrejtuar fondet nga qeveria tek organizatat joqeveritare dhe shoqëria civile, për t’iu ndihmuar që të vazhdojnë rrugën evropiane.

Radio Evropa e Lirë: Por, a ka diçka më konkrete ndaj qeverisë? Sanksionet nuk funksionuan, a ka diçka tjetër?

Kaja Kallas: Ne duhet të kemi marrëveshje në mes të 27 vendeve anëtare. Dhe, ky është problemi këtu. Prandaj, ne ende po punojmë për opsionet që mund të kemi. Kemi vendosur kërkesën për viza për pasaportat diplomatike, por vazhdimisht po diskutojmë se çfarë tjetër mund të bëjmë.

Gjithashtu lexoni:

Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Kosova News 02/04/2025 02/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë
22:50 -29/07/2026
Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut
22:28 -29/07/2026
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona
21:38 -29/07/2026
Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?