Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë propozuar disa zëvendësime në komisionet parlamentare pas daljes së deputetes Doarsa Kica-Xhelili nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes dhe bashkimit të saj me grupin parlamentar të LDK-së.
Në senacën e sotme Vetëvendosje ka propozuar që në vend të Doarsa Kica-Xhelilit si kryetar i Komisionit për Administratë Publike të emërohet deputeti Valon Ramadani, kurse në vend të tij si anëtare të jetë deputetja Arbreshë Hyseni-Kryeziu.
Kurse LDK propozoi që deputetja e sapo anëtarësuar në këtë parti Doarsa Kica-Xhelili të zë vendin e Kujtim Shalës në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Këto dy propozime morën miratimin e plotë nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.


