15 raste me li të ujit tek fëmijët janë paraqitur tek mjeku brenda 10 ditëve të fundit në kujdesin parësorë në Prizren.
Po për të njëjtën periudhë edhe në Viti 10 raste të tilla janë lajmëruar tek mjeku. Numra shqetësuese nuk raportohen as nga QKMF-të tjera.
E, pediatri Valon Krasniqi tregon se javëve te fundit ka raste te varicelës apo me li të ujit, por më simptoma të lehta dhe pa komplikime.
Mirëpo, sipas pediatrit Krasniqi si shkak i rënies së imunitetit, të prekurit me li mund të pësojnë edhe pneumoni dhe probleme tjera më të rënda, ku në disa raste nevojitet spitalizim.
Përkundër këtyre, Kosova ende nuk e ka vaksinën kundër Varicelës në kalendarin e rregullt të imunizimit për fëmijë.
Pediatri Krasniqi tregon se sipas komunikimeve jo-zyrtare që i ka pasur me kolegët e IKSHPK-së lidhur me këtë temë, Instituti nuk e ka në plan që ta fusë vaksinën kundër lisë së ujit në kalendarin e rregullt të imunizimit tek fëmijët për shkak të imunitetit kolektiv karshi kësaj sëmundje virale./kk/