Një person ka mbetur i lënduar rëndë në Prizren, pasi u sulmua me thikë të dielën nga një person.
Sipas Policisë, viktima u sulmua pasi me sulmuesin paraprakisht pati konfrontim verbal.
Si pasojë e lëndimeve viktima aktualisht po trajtohet në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari që kreu sulmin gjendet në arrati.
“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti, pas një konfrontimi verbal, është sulmuar fizikisht me thikë nga i dyshuari, kosovar. Ai gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Bëhet e ditur se ky rast është iniciuar si “lëndim i rëndë trupor” dhe po vazhdon të hetohet./KosovaNews/


