KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Juristët: Kosova duhet të përgatitet për padinë për gjenocid ndaj Serbisë
Politikë

Juristët: Kosova duhet të përgatitet për padinë për gjenocid ndaj Serbisë

Kosova News
Kosova News 08:38 -19/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova planifikon të ushtrojë padi për gjenocid kundër Serbisë. Se po punohet në këtë drejtim e theksoi kohë më parë edhe ministrja e Drejtësisë. Por, nga Qeveria nuk tregojnë nëse planifikojnë që padinë për gjenocid do ta ushtrojnë gjatë vitit 2024. Ndërkaq, juristët thonë se Kosova duhet të përgatitet fort për padinë, pasi humbja eventuale e rastit mund të jetë një bumerang për vendin.

Për mbi 13 mijë persona të vrarë, të zhdukur e qindra masakra të tmerrshme të shkarkuara gjatë luftës së fundit në vend, Kosova planifikon ta padisë Serbinë për gjenocid. Ngritja e padisë është paralajmëruar prej vitesh, madje edhe nga udhëheqësit aktualë të shtetit. Për padinë për gjenocid kundër Serbisë, gjatë nëntorit, foli edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Për sa i përket padisë për gjenocid, është në programin e Qeverisë. Është duke punuar Zyra e Kryeministrit. Gjegjësisht, kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe kryeparlamentari Konjufca, janë të angazhuar në këtë drejtim”, deklaroi ajo .

Pas kësaj deklarate të ministres Haxhiu, Radio Kosova ka pyetur Qeverinë nëse planifikon që gjatë vitit 2024, të ushtrojë padi kundër Serbisë për gjenocid gjatë luftës së fundit në Kosovë. Përkundër insistimit dhe pritjes disa javore, nga kryeministria nuk janë përgjigjur.

Duke folur për mundësinë që Kosova të ushtrojë padi për gjenocid kundër Serbisë, profesor Arsim Bajrami thotë për Radio Kosovën se për 3 nga 5 kriteret e parapara për përcaktimin e gjenocidit Kosova ka prova të plota. Bajrami thotë se përkundër vonesës 24-vjeçare, Kosova nuk duhet të nxitohet por të përgatitet mirë për padinë me të cilën do të vërtetohej gjenocidi  i Serbisë, për çka kishte plan konkret.

“Ushtrimi i padisë është një vendimmarrje që duhet të ushtrohet në momentin kur Kosova është e përgatitur, ka të sistemuara të gjitha provat dhe ka një lloj sigurie se do të fitojë rastin. Sepse, humbja eventuale e rastit, apo dështimi i padisë do t’i kthehej Kosovës si një bumerang dhe në një mënyrë do të ishte një amnisti e Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë”, tha Bajrami.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se deklaratat për padi për gjenocid kundër Serbisë, aktualisht tingëllojnë si popullizma. 

“Në radhë të parë duhet shikuar mundësitë se a i lejohet Kosovës ta bëjë një padi të tillë. Aktualisht, Kosova nuk është as pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e as nënshkruese e statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që do të thotë se këto janë pengesa ligjore që Kosova ta bëjë një padi të tillë. Në anën tjetër, Qeveria, këtë më shumë po duket se po e përdorë për konsum të brendshëm se që mund të ndodhë diçka në praktikë”, tha Miftaraj.

Ngritja e një padie me të cilën mbi Serbinë do të rëndonte akuza për gjenocid në Kosovë, është përmendur edhe nga ish udhëheqësit e vendit./rtk

Gjithashtu lexoni:

Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

Kosova News 19/12/2023 19/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
scattered clouds
15° _ 15°
89%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
29 °C
Sun
28 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?