KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Joseph: Barrikadat, dëshmi se si Vuçiqi e manipulon ShBA-në dhe BE-në
Politikë

Joseph: Barrikadat, dëshmi se si Vuçiqi e manipulon ShBA-në dhe BE-në

Kosova News
Kosova News 10:22 -30/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Tensionet në veri të Kosovës nuk janë kapërcyer në një mënyrë për të siguruar stabilitet, por përkundrazi ftojnë paqëndrueshmëri të vazhdueshme, ka thënë për Radion Evropa e Lirë Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Washington dhe ish-zëvendësshef i misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Mund të presim një qetësi të caktuar për një kohë, derisa Aleksandar Vuçiq të vendosë se i duhet sërish një krizë në Kosovë. Mbi të gjitha, ai dëshiron të ruajë levën që ka mbi Kosovën, sepse ajo ruan pushtetin e tij”, ka thënë Joseph, duke shtuar se përderisa kjo nuk e kuptohet, nuk do të ketë përparim për Kosovën, vetë Serbinë dhe demokracinë e saj dhe gjithë rajonin.

“Ato barrikada, që fatmirësisht janë hequr, janë vetëm metaforë, sepse ka ‘barrikada gjigante’ mes Serbisë dhe Kosovës. Ka edhe ‘barrikada’ në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian. Këto ‘barrikada’ shërbejnë si ‘urë’ midis Serbisë dhe Rusisë”, ka shtuar ai.

Ai beson se ka mënyra për t’i hequr ato barrikada, por se ShBA-ja dhe BE-ja nuk duan t’i shqyrtojnë ato opsione dhe se janë subjekt i manipulimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Pas 20 ditësh bllokim të rrugëve infrastrukturore, grupet e serbëve nga veriu i Kosovës hoqën barrikadat, të ngritura pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq. Pantiq të mërkurën u lirua nga paraburgimi duke u transferuar në arrest shtëpiak.

“Këto barrikada u hoqën në atë mënyrë që mund të vendosen përsëri shumë lehtë. Pra, kjo nuk është një zgjidhje e mirë. Është një tjetër dëshmi se si Aleksandar Vuçiq manipulon SHBA-në dhe BE-në duke përdorur levën e pushtetit që Serbia ka mbi Kosovën”.

Ai ka vlerësuar se qëndrimi i NATO-s dhe KFOR-it përballë situatës në veri dhe kërkesës së Serbisë për rikthim të ushtrisë, ishte i gabuar.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit

Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri

Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi

Zafir Berisha ndahet nga NISMA e Fatmir Limës

Konfiskohen 180 copë veshmbathje, dyshohet se ishin imitim i markave ndërkombëtare

Kosova News 30/12/2022 30/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
13° _ 13°
62%
3 km/h
Tue
26 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
26 °C
Sat
17 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit
23:22 -09/06/2025
Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit: Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje
23:18 -09/06/2025
Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri
22:21 -09/06/2025
Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi
21:35 -09/06/2025
Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani
21:32 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?