KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Java nis me vapë deri në 38°C, nga mesi pritet freskim i motit me reshje dhe stuhi lokale
Lajme

Java nis me vapë deri në 38°C, nga mesi pritet freskim i motit me reshje dhe stuhi lokale

Kosova News
Kosova News 16:08 -28/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas disa ditësh me temperatura përvëluese, në Kosovë pritet një ndryshim i ndjeshëm i motit.

Fillimi i javës do të dominohet nga vapa intensive, me temperatura që në disa zona do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius, ndërsa nga mesi i javës një masë ajrore më e freskët do të sjellë ulje të temperaturave, reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas parashikimit javor të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java e fundit e muajit qershor dhe fillimi i korrikut do të karakterizohen nga kontraste të theksuara të motit.

“Java e fundit e muajit qershor dhe fillimi i korrikut do të karakterizohen nga mot fillimisht shumë i nxehtë, ndërsa nga mesi i javës pritet depërtimi i një mase ajrore më të freskët nga veriperëndimi i kontinentit. Ky ndryshim do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, shtim të paqëndrueshmërisë atmosferike dhe reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Dita më e nxehtë pritet të jetë e hëna, kur temperaturat maksimale do të lëvizin nga 32 deri në 38 gradë Celsius. Edhe të martën moti do të mbetet shumë i nxehtë, me temperatura deri në 35 gradë, ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shtim i vranësirave dhe reshje lokale në disa zona.

Ndryshimi më i madh pritet të ndodhë të mërkurën, kur moti do të bëhet më i paqëndrueshëm.

“Gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, ndërsa në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e breshrit dhe erërave të përkohshme më të fuqishme”, njofton Instituti.

Temperaturat do të pësojnë rënie të dukshme të enjten dhe të premten, kur maksimalet do të zbresin në intervalin 24–28 gradë Celsius, ndërsa moti do të jetë kryesisht me diell, me mundësi për reshje të izoluara gjatë orëve të pasdites.

Instituti u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë ditëve me temperatura ekstreme, sidomos në fillim të javës.

“Personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët këshillohen të shmangin ekspozimin në diell gjatë intervalit 10:00–17:00, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të kufizojnë aktivitetet fizike në ambiente të hapura. Me depërtimin e ajrit më të freskët nga mesi i javës, kushtet biometeorologjike do të përmirësohen dukshëm”, thuhet në rekomandimet e IHMK-së.

Instituti ka dhënë rekomandime edhe për sektorin e bujqësisë, duke theksuar se temperaturat e larta në fillim të javës do të rrisin humbjen e lagështisë nga toka, ndërsa reshjet e parashikuara në mesin e javës pritet të përmirësojnë rezervat e ujit, megjithëse në disa zona mund të ketë edhe dëmtime lokale nga breshri.

Ndërkohë, IHMK-ja thekson se pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore dhe Jugperëndimore vazhdojnë të përballen me një valë intensive të të nxehtit, ku në disa rajone të Spanjës, Portugalisë, Francës dhe Italisë temperaturat vazhdojnë të tejkalojnë 40 gradë Celsius.

Në Kosovë, megjithatë, ardhja e ajrit më të freskët nga mesi i javës pritet të sjellë kushte më të favorshme atmosferike deri në fundjavë.

Gjithashtu lexoni:

Vendosja e laurës në Prevallë, ministrja bën thirrje për qetësi

Rinumërimi i 185 vendvotimeve nuk gjeti parregullsi serioze, KQZ nuk e zgjeron procesin

Rrustemi akuzon PDK-në për presion ndaj LDK-së: Po pengohet bashkëpunimi me Vetëvendosjen

Qytetarët serbë festojnë “Vidovdanin”, Policia përkujdeset për sigurinë

35 vjet nga masat e dhunshme të Serbisë në Universitetin e Prishtinës

Kosova News 28/06/2026 28/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
74%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
22 °C

Lajmet e Fundit

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
15:48 -28/06/2026
“Wolverine Challenge”, pjesëtarë të KFOR-it “masin” forcat në shumë disiplina
15:45 -28/06/2026
OVL-UÇK thërret nesër konferencë për media
15:43 -28/06/2026
Kënduan këngë nacionaliste, Policia ndalon disa persona pas përfundimit të “Vidovdanit”
15:40 -28/06/2026
14 kushtet për paqe mes Izraelit dhe Libanit, pika më e ‘nxehtë’ mbetet Hezbollahu
15:33 -28/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?