KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Jasharajt nuk i pëlqen fotoja që VV ia përdori në video, thotë se herën tjetër do t’ua dërgon një tjetër që i pëlqen
Politikë

Jasharajt nuk i pëlqen fotoja që VV ia përdori në video, thotë se herën tjetër do t’ua dërgon një tjetër që i pëlqen

Kosova News
Kosova News 14:52 -14/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, falënderoi Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) që siç u shpreh ai, nuk e kanë harruar në një video të publikuar në ditët e fundit.

Përmes një njoftimi për media, Jasharaj tha se nuk dëshiron të flasë për cilësinë pa përmbajtje të videos së VV-së, por shprehu kritika për fotografinë e tij që kanë përzgjedhur.

“Ata le të vazhdojnë të krijojnë shpifje e rrena dhe t’i kthejnë në video propaganduese, por të drejtën për zgjedhje të foto le të mos ma mohojnë. Nëse nuk kanë kohë duke u marrë me shpifje e rrena të kërkojnë në google, atëherë le të ma dërgojnë një adresë dhe unë u premtoj se për videon tjetër do t’ua dërgoj ndonjë foto timen që më pëlqen.”, u shpreh ndër të tjera ai.

Ai falënderoi VV-në që s’e ka harruar atë as në “këtë veprën e fundit “artistike”.

Ndryshe, para tri ditësh, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video e titulluar “Çka ka çka s’ka këto 2 vite?”. “Nuk ka vjedhje, zhvatje, hajni. Pasurim të politikanëve nga politika. Nuk ka pasurim të bizneseve dhe familjeve të lidhura me pushtetin. Nuk ka nënshtrim dhe nuk ka nënshkrim kundër Republikës së Kosovës. Ka shtet sepse s’ka banda. Ka zhvillim sepse s’ka hajni. Ka vizion sepse s’ka mësymje private. Ka shtet sepse ka shoqëri, ka qytetari. Ka REPUBLIKË”, është shkruar krahas videos së Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

Lexoni reagimin e Jasharajt:

Në vend të reagimit ndaj videos së VV-së – Lëvizje Vetëvendosje, ju faleminderit që nuk më kishit harruar.

Isha personazh edhe në një video tjetër të Vetëvendosjes, por atëherë nuk thashë ndonjë fjalë sepse u mundova ta kuptoj zemërimin e tyre ndaj meje për arsye të grevës dhe paraqitjeve të mija kritike në medie ndaj qasjes së Qeverisë ndaj kërkesave legjitime të grevistëve.

Edhe tani kur publikuan një video tjetër nuk dua të kritikoj e të flas për cilësinë e dobët dhe pa përmbajtje të kësaj video, por dua ta kritikoj regjisorin dhe skenaristin për foton time. Fotoja që kanë përdorë është më e keqja. Unë nuk jam i bukur, por ama ka shumë foto të mijat që janë më të mira se kjo në video. Regjisorin dhe skenaristin i lus me mirësi për një marrëveshje . Ata le të vazhdojnë të krijojnë shpifje e rrena dhe t’i kthejnë në video propaganduese, por të drejtën për zgjedhje të foto le të mos ma mohojnë. Nëse nuk kanë kohë duke u marrë me shpifje e rrena të kërkojnë në google, atëherë le të ma dërgojnë një adresë dhe unë u premtoj se për videon tjetër do t’ua dërgoj ndonjë foto timen që më pëlqen.

Krejt në fund Lëvizje Vetëvendosje ju faleminderit që nuk më kishit harruar as në këtë veprën e fundit “artistike.

Gjithashtu lexoni:

Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit

Sot përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet

Haliti: Limaj ka ambicie, por jo fuqi politike për kryetar të Kuvendit

Tentativa e 28-të, nesër mblidhen sërish deputetët

Kosova News 14/01/2023 14/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Ish-këshilltarja e Trumpit: Rusia është në luftë me Britaninë, SHBA-ja s’është më aleate e besueshme
11:44 -07/06/2025
Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit
11:27 -07/06/2025
Rama: Defender 25, një nga stërvitjet më komplekse të dekadës së fundit
11:04 -07/06/2025
Ministrja Rizvanolli mbron Shefen e Kabinetit pas emisionit kontrovers: Dezinformatat nuk mund të na ndalin
10:49 -07/06/2025
Zgjidhet çështja e mosnjohjeve të barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare
10:30 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?