KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Jasharaj: Viti i ri shkollor rrezikon të nisë sërish me probleme
Arsim

Jasharaj: Viti i ri shkollor rrezikon të nisë sërish me probleme

Kosova News
Kosova News 14:16 -22/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, në një intervistë ka thënë se viti i ri shkollor rrezikon të fillojë sërish me probleme, “pa fajin e SBASHK-ut dhe të mësimdhënësve”.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që t’i sigurojë tekstet e reja nga klasa e parë deri në të nëntën, për t’i shmangur dallimet mes nxënësve. Kësisoj, sipas Jasharajt, një tekst i ri do të ishte një dhuratë e shtetit për nxënësit dhe fillimin e mbarë të vitit shkollor.

Megjithëse ende nuk i ka shifrat e sakta, Jasharaj ka thënë se komunat e vogla i kanë “disi të shuara libraritë” dhe se qytetarët në këto komuna orientohen në komunat e tjera më të mëdha për t’u pajisur me libra.

Sipas kryetarit të SBAShK-ut, po të ishte hera e parë, do t’i falej MASHTI-t, por, duke parë se çfarë ndodhi vitin e kaluar, “një MASHTI serioz nuk duhet ta bënte përsëri gabimin e vitit të kaluar”.

Ai i është referuar vendimit të MASHTI-t që edhe këtë vit prindërit të subvencionohen për blerjen e librave shkollorë për fëmijët e tyre. 

“Në javën e ardhshme do të kemi një takim me kryetarët e nivelit komunal, sepse ata do të kenë kohë të marrin raporte më të detajuara për përgatitjet. Megjithatë, frikësohem se do të na përsëritet viti i kaluar shkollor me mungesë të teksteve dhe mund të ketë ndonjë shkollë që nuk do të fillojë me 2 shtator për shkak të renovimeve të vonuara. Ne do ta kemi atë shifër më vonë. Libraritë mund të mos i kenë ende librat, pastaj komunat e vogla tregojnë se i kishin të shuara disi libraritë. Për shembull, qytetarët e Istogut dhe të Klinës orientoheshin në Pejë për libra dhe zonja Nagavci duhet ta dijë se jo të gjithë janë ministra. Këto përpjekje duken si një mbrojtje e buxhetit, por kjo nuk është e saktë, sepse buxheti nuk mbrohet… Më mirë do të ishte që zonja Nagavci të formonte një komision me botuesit dhe ata të merrnin obligimin që të dërgonin librat në shkolla me kohë. Mësimdhënësit do ta bënin shpërndarjen e librave te nxënësit me kënaqësi dhe të gjithë do të ishin të barabartë”, tha Jasharaj.

Jasharaj ka theksuar se nga mossigurimi i teksteve shkollore, procesi mësimor do të dëmtohet dhe nuk do të realizohen të gjitha objektivat. Përveç kësaj, subvencionimi sipas tij, bën dallime edhe në mes të nxënësve.

“Unë i kam kërkuar zëvendësministrit Taulant Kelmendi që nëse Qeveria nuk ka para për laptop ose projektorë, të sigurohen të paktën tekste të reja nga klasa e parë deri në të nëntën, për të shmangur dallimet dhe që nxënësi që merr tekstin e vjetër të mos ndihet keq. Le të jetë një tekst i ri si një dhuratë e shtetit për fillimin e mbarë të vitit shkollor. Nuk është bërë kjo, dhe për pasojë viti shkollor do të fillojë me probleme, pa fajin e SBASHK-ut dhe të mësimdhënësve. Ata do të ndihen shumë keq duke parë që një pjesë e nxënësve nuk arrijnë të kenë tekste, dhe do të jenë në mëdyshje nëse të fillojnë me shpjegimin e njësive të reja apo të presin. Nëse presin, procesi mësimor do të dëmtohet dhe nuk do të realizohen të gjitha objektivat”, u shpreh Jasharaj.“Po të ishte hera e parë, do t’i falej MASHTI-t, sepse mund të kishin menduar se do të dilte puna më mirë. Por, duke parë se çfarë ndodhi vitin e kaluar, një MASHTI serioz nuk duhet ta bënte përsëri gabimin e vitit të kaluar”, ka thënë Jasharaj.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

Kurti: Mandati i ardhshëm do të jetë i transformimit dhe ristrukturimit të arsimit të lartë

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Jabllanicë të Leshanit

Kosova News 22/08/2024 22/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales
15:41 -19/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë
15:27 -19/06/2026
Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën
14:55 -19/06/2026
Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve
14:53 -19/06/2026
Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?