KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Mandati i ardhshëm do të jetë i transformimit dhe ristrukturimit të arsimit të lartë
Arsim

Kurti: Mandati i ardhshëm do të jetë i transformimit dhe ristrukturimit të arsimit të lartë

Kosova News
Kosova News 23:07 -17/06/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 420 studentëve në Universitetin “Ukshin Hoti”, në Prizren.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti gjatë fjalës së tij e ndërlidhi këtë ngjarje me rëndësinë historike të qytetit të Prizrenit dhe figurën e Ukshin Hotit.

“Sa herë vijmë në Prizren, na kujtohet Lidhja e Prizrenit e 10 qershorit 1878, një nga ngjarjet themeltare të historisë sonë kombëtare. Vetëm pak ditë më parë shënuam 148-vjetorin e saj. E sot jemi sërish në këtë qytet, në diplomimin e 420 studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti”. Teksa kujtojmë edhe 83-vjetorin e lindjes së Prof. Ukshinit”, tha Kurti.

Pasi përmendi se nga rreth katër mijë studentë aktivë në Universitetin “Ukshin Hoti”, afërsisht 70% janë vajza e gra, ai foli për rolin e tyre në shtetndërtimin demokratik dhe përparimin shoqëror. “Kur një vajzë hyn në tregun e punës, nuk ndryshon vetëm jeta e saj, ndryshon drejtimi i shoqërisë, përmirësohet e ardhmja e vendit”, shtoi ai.

“Si Qeveri, po i kushtojmë rëndësi të posaçme ndërkombëtarizimit të kapaciteteve akademike. Na gëzon fakti që profesionistë dhe akademikë nga mërgatë jonë shqiptare, po kthehen për ta dhënë përvojën e tyre profesionale në institucionet tona të arsimit të lartë”, tha kryeministri në detyrë Kurti.

Po ashtu, kryeministri  në detyrë tha se mandati i ardhshëm do të jetë i transformimit dhe ristrukturimit të arsimit të lartë.

“Zhvillojeni veten duke besuar, duke guxuar dhe duke punuar në vazhdimësi. Qeveria juaj do të vazhdojë të jetë partnere e juaja, drejt sukseseve të reja dhe aspiratave tuaja”, ishte mesazhi i kryeministrit në detyrë Kurti për të diplomuarit

Gjithashtu lexoni:

Hargreaves kërkon sa më shpejt parlament të qëndrueshëm, qeveri funksionale dhe presidencë

Murati i reagon Ramës për transportin publik: Komuna e Prishtinës nuk i ka ndjekur procedurat ligjore

BE-ja dhe Kosova mbajnë takimin e parë të Komitetit për Reforma dhe Rritje

Gashi kërkon zgjedhje të brendshme në LDK

Elezi: KQZ-ja përmbyll numërimin e të gjitha fletëvotimeve, vendos të rinumërohen 185 vendvotime

Kosova News 17/06/2026 17/06/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
scattered clouds
15° _ 15°
89%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
29 °C
Sun
28 °C

Lajmet e Fundit

Kurti nderon Ukshin Hotin në 83-vjetorin e lindjes
22:46 -17/06/2026
Hargreaves kërkon sa më shpejt parlament të qëndrueshëm, qeveri funksionale dhe presidencë
22:39 -17/06/2026
Nagavci: Sulmet ndaj Dejona Mihalit nuk flasin për të, flasin për mentalitetin e atyre që ende nuk e pranojnë gruan si zë të barabartë në jetën publike
21:40 -17/06/2026
Rama i reagon sërish Dejona Mihalit: Po përgatis padi për shpifje
21:26 -17/06/2026
Murati i reagon Ramës për transportin publik: Komuna e Prishtinës nuk i ka ndjekur procedurat ligjore
20:16 -17/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?