KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Jashanica: Jozyrtarisht më njoftuan për të shtëna jashtë klinikës në QKUK
Lajme

Jashanica: Jozyrtarisht më njoftuan për të shtëna jashtë klinikës në QKUK

KosovaNewss
KosovaNewss 11:23 -07/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica, ka thënë se jozyrtarisht ka kuptuar që jashtë Klinikës së Ortopedisë në QKUK të dielën në mbrëmje ka pasur të shtëna me armë.

Ai ka thënë se tashmë janë shtuar forcat e policisë në këtë klinikë.

“Nga ekipi kujdestar jam informuar në mëngjes se ka pasur shtim të masave të sigurisë nga Policia dhe brenda Klinikës nuk ka pasur ndonjë problem. Mirëpo jozyrtarisht kemi dëgjuar se ka pasur të shtëna jashtë klinkës, mirëpo brenda ne klinikë nuk ka pasur”, tha për EO, Jashanica.

Deri më tani nga Policia e Kosovës nuk është dhënë ndonjë informatë për rastin.

Jashanica ka shtuar se në këtë klinikë janë duke u trajtuar dy pacientë të përfshirë në përleshjen në lokalin e njohur në kryeqytet “Bon Vivant”.

Ai ka konfirmuar se në këtë Klinikë po trajtohet edhe A.P., i përfshirë në përleshje, por që është jashtë rrezikut për jetë.

Njëri nga pacientët sqaroi ai, ka fraktura të hapur të regjionit të bërrylit e shkarkuar nga armët e zjarrit, dhe tjetri me plagë tejshpuese.

Ai shtoi se nga pesë pacientët që ishin duke pranuar në këtë Klinikë është liruar gjatë së hënës një vajzë. Sipas tij, vajza në fjalë kishte dalë nga spitali me vetëdëshirë pasi gjendjen shëndetësore e kishte të mirë.

“Te premten në orët e mbrëmjes kanë ardhur pesë pacientë në Klinikën e Ortopedisë. Gjendja e tyre ka qenë jashtë rrezikut për jetë, mirëpo ka pasur lëndime nga armë të zjarrit. Menjëherë të shtunën i është hequr predha pacientit në regjionin e krahut dhe ka shkuar në shtëpi, pacienti i cili s’ka qenë i inkriminuar me Policinë ai me vetëdëshirë ka shkuar në shtëpi pasi nuk ka pasur lëndime të sistemit vaskular”, ka thënë ai. “Kurse tjetri me lëndime të muskujve dhe indeve të buta është duke qëndruar për arsye se është i inkriminuar me rastin. Sot ka shkuar edhe pacientja që ka predhën, nuk ka deficite nero-vaskulare, do të thotë gjendja e tyre e përgjithshme është e mirë. Aktualisht në trajtim janë dy pacientë, njëri me fraktura të hapura të regjionit të bërrylit e shkaktuar nga armët e zjarrit, dhe tjetri me plagë tejshpuese që mendoj që edhe këtë do ta lirojmë ne shtëpi, kështu që do të mbetet vetëm një”, tha ai.

Plumbi i depërtoi afër shtyllës kurrizore – vajza që u plagos në Bon Vivant dhe dy të tjerë ende po trajtohen në QKUK
Historia e “Bon Vivantit” lokalit të nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismajlit ku po ndodhin shumë vrasje, plagosje e përleshje

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve, i konfiskohen 5 vula të institucioneve

Kërkohet paraburgim për një të arrestuar në operacionin Qielli i thyer

Moti sot me diell, temperaturat deri në 30 gradë Celsius

Gjendet pa shenja jete një person në Verbovc të Kllokotit

Ambasadorja izraelite në Kosovë: Irani ka pasuruar uranium për tre bomba bërthamore, s’kemi pasur zgjidhje tjetër

KosovaNewss 07/08/2023 07/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
29 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu: Gjykata Kushtetuese është vonuar shumë
11:35 -19/06/2025
Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve, i konfiskohen 5 vula të institucioneve
11:22 -19/06/2025
Abrashi: Opozita pa qëllim të qartë po bllokon Kuvendin
11:06 -19/06/2025
Kurti në drekë me ambasadorët për procesin e krijimit të institucioneve
10:47 -19/06/2025
Edhe një përpjekje e dështuar për konstituimin e Kuvendit
10:45 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?