KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Plumbi i depërtoi afër shtyllës kurrizore – vajza që u plagos në Bon Vivant dhe dy të tjerë ende po trajtohen në QKUK
Siguri

Plumbi i depërtoi afër shtyllës kurrizore – vajza që u plagos në Bon Vivant dhe dy të tjerë ende po trajtohen në QKUK

Kosova News
Kosova News 11:46 -06/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, po vazhdon trajtimi i personave që u lënduan nga përleshja e armatosur në lokalin Bon Vivant në Prishtinë, që ndodhi të premten rreth orës 23:30.

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica tha se dy nga të lënduarit janë liruar, ndërsa po vazhdon trajtimi i tre të tjerëve.

Ai bëri të ditur se vajza e cila ka mbetur e plagosur në këtë rast, ka ende plumbin afër shtyllës kurrizore. Jashanica shtoi se të tre pacientët janë jasht rrezikut për jetë.

“Gjendja është e mirë, kemi pasur pesë pacientë, katër meshkuj dhe një vajzë. Dy nga të lënduarit janë liruar, njëri ka pasur plumbin dhe i është larguar, ndërsa tjetri ka pasur dorën e thyer. Kurse vajza e cila është duke u trajtuar ka plumbin afër shtyllës kurrizore, nuk janë në rrezik për jetë”, tha ai për Telegrafin, Jashanica.

Kastriot Ramadani pësoi lëndime vdekjeprurëse si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant”, pas një përleshjeje mes dy grupeve.

Të plagosur mbetën edhe gjashtë të tjerë, ndërsa 13 pësuan lëndime trupore nga gërvishtjet e xhamave apo gjësendet tjera.

Historia e “Bon Vivantit” lokalit të nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismajlit ku po ndodhin shumë vrasje, plagosje e përleshje

Lidhur me rastin, Policia ka njoftuar se është në kërkim edhe të një personi i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Për ngjarjen tragjike që ndodhi ditën e shtunë ka pasur reagime të shumta, ku edhe u kërkua krijimi i Policisë së Kryeqytetit.

Ndryshe, rasti i së premtes në “Bon Vivant” është cilësuar nga autoritetet si ‘Vrasje të rëndë’, ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’.

Sipas prokurorisë, është duke u punuar në drejtim të identifikimit të personave të implikuar në këtë rast, me qëllim të zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe po ashtu është marr aktvendim mbi ndalim ndaj disa personave. 

Gjithashtu lexoni:

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Kosova News 11/08/2023 06/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?