KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Isufaj: Dy nga të vrarët e grupit terrorist me nënshtetësi të dyfishtë
Siguri

Isufaj: Dy nga të vrarët e grupit terrorist me nënshtetësi të dyfishtë

Kosova News
Kosova News 00:00 -26/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj ka konfirmuar se dy nga tre personat e vrarë nga grupi terrorist në Banjskë janë me nënshtetësi të dyfishtë.

“Deri më tash janë  të konfirmuar tre persona të vrarë nga grupi terrorist. Që të tre janë të nacionalitetit serb. Për dy e kemi të konfirmuar se kanë nënshtetësi të dyfishtë – të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë, derisa për të tretin nuk mund ta them nëse ka dyshtetësi”, tha Isufaj.

Ai tutje ka theksuar se Prokuroria e konsideron operacionin e përfunduar vetëm atëherë kur e pranon raportin definitiv nga Policia e Kosovës me të gjeturat lidhur me rastin terrorist të ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit.

“Edhe sot kemi pasur risi për rastin që ka ndodhur dje. Përveç arsenalit të madh të armatimit të gjetur dje, një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot, ku është gjetur një automjet i blinduar me një sasi të madhe të armatimit. Ne si Prokurori Speciale në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe mekanizmat tjerë relevantë kemi udhëhequr veprime hetuese gjatë ditës së djeshme dhe sot për rastin e Banjskës. Nga momenti kur ka ndodhur sulmi terrorist e deri më tani prokurori i rastit Naim Abazi ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes për të siguruar provat në mënyrë adekuate, të cilat do të ndriçojnë rrjedhën faktike të rastit të djeshëm terrorist”, tha Isufaj RTK-në.

Ai ka konfirmuar po ashtu se sot në QKUK është mbajtur seanca ndaj të pandehurit i cili ndodhet për trajtim mjekësor dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj, derisa seanca për dy të arrestuarit e tjerë nga grupi terrorist në Banjskë, do të mbahet nesër në orën 10:00.

Gjithashtu lexoni:

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Kosova News 26/09/2023 26/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
23:28 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?