Policia e Kosovës njofton se është arrestuar N.H (34-vjeçar), pasi i njëjti po kërkohej për arratisje nga burgu.
Në njoftimin e Policisë, thuhet se sot, rreth orës 07:00 në fshatin Biçevc të Kaçanikut, policët e stacionit në Kaçanik pas disa informacioneve të pranuara kanë arrestuar të dyshuarin, i cili ishte në kërkim policor.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Arratisje” nga burgu, me dënim burgimi prej gjashtëdhjetë (60) ditëve”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.


