KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-ushtari zbulon kush e drejtonte UÇK-në: Ne s’kishim fasha për plagët, jo të kryenim trafik organesh
Lajme

Ish-ushtari zbulon kush e drejtonte UÇK-në: Ne s’kishim fasha për plagët, jo të kryenim trafik organesh

Kosova News
Kosova News 22:58 -18/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlrimitare të Kosovës, Meçan Zotaj, ka zbuluar në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN se si ishte e organizuar komanda që drejtonte luftën për lirinë e popullit të Kosovës.

Ai po ashtu tha se në kohën e luftës, ushtarët e UÇK nuk kishin mjete për të kuruar plagët e tyre, e jo më për të kryer trafik organesh siç pretendohet në akuzën mbi të cilën u ngrit Gjykata Speciale

“Gjykata Speciale u ngrit mbi bazën e trafikimit të organeve, gjë që ka qenë shumë absurde edhe vetë kush e ka deklaruar. Ne s’kemi pasur fasha të lidhim plagët e luftës lëre më të bëjmë operacione për trafik organesh.  Nuk dua të hyj te strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për mos të ndikuar, të lëmë personat kompetentë të cilët flasin për këtë punë. Po unë mund të flas për brigadën që unë kam operuar. Brigada që unë kam operuar ka qenë komandant Rustem Berisha. Unë kam qenë nën komandën e Anton Çunit, ka qenë komandant i njësisë speciale Koshare dhe nën komandën e tij ka qenë Xhemajl Fetahu, komandanti i njësisë të cilën unë kam operuar në forcat komando Delta. Kështu që aty ku unë kam operuar ka qenë një hierarki e rregullt ushtarake”, tha Zotaj në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN.

I pyetur për qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij ndaj Gjykatës Speciale, Zotaj tha se ata kanë protestuar fuqishëm kundër ngritjes së saj.

“Njerëzit që drejtojnë sot qeverinë e Kosovës kanë protestuar fuqishëm që mos të ndërtohet Gjykata Speciale e Hagës, sidomos në Hagë. Nëse ishte nevoja që të ndërtohej një Gjykatë Speciale për krime lufte mbasi ashtu kërkohej, ajo duhej të ndërtohej në Kosovë ashtu sikur Serbia që e kanë Serbi dhe shtetet e tjera që i kanë nëpër shtetet e tyre. Mirëpo vetë Hashim Thaçi dhe të tjerë faktorë i ndihmuar forcërisht nga Edi Rama, i cili ka ardhur special me helikopter dhe është munduar me çdo kusht që të ndërtohet Gjykata Speciale. Ata kanë bërë përveç një gabim shumë të madh që e kanë ndërtuar. Të gjithë ne kemi qenë kundër. Ata e kanë futur në kushtetutë dhe miratimi i saj është bërë me 2/3 e minoritetit serb. Pra kanë krijuar një Frankenstein të cilin nuk e kontrollojnë dot më. Detyrimisht nëse duan ta zhbëjnë ashtu si kërkuan ta zhbënin kur morën vesh që Gjykata Speciale mori një trajtë komplet tjetër dhe ka qenë një tradhti ndoshta e premtimeve që dikush ju ka dhënë liderëve shqiptarë kur ka kërkuar krijimin e saj. Atëherë ka qenë e pamundur çdo lëvizje dhe qeveria e Kosovës nuk ka shans të bëjë as 1 milimetër më tutje. Sepse përveç që është ndërhyrje në drejtësi, për të zhbërë Gjykatën Speciale, duhen 2/3 e minoritetit serb që ta votojnë dhe kjo është absolutisht e paarritshme”, deklaroi Zotaj në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN.

Gjithashtu lexoni:

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Kosova News 18/10/2025 18/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+
20:14 -14/07/2026
Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit
19:51 -14/07/2026
Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor
19:39 -14/07/2026
Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje
19:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?