KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-shefi i Shërbimit Pronësor Juridik e cilëson akuzën për korrupsion si joligjore dhe pa studim të çështjes penale
Siguri

Ish-shefi i Shërbimit Pronësor Juridik e cilëson akuzën për korrupsion si joligjore dhe pa studim të çështjes penale

Kosova News
Kosova News 13:47 -07/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pejë- Ish-shefi i Shërbimit Pronësor Juridik, në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi, në Klinë, Ymer Mërlaku e ka kundërshtuar aktakuzën e Prokurorisë së Pejës, të cilin e ngarkon për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me bartjen e pronës shoqërore në atë private.

I pandehuri kundërshtimin e akuzës e bëri në seancën e shqyrtimit të dytë pranë Gjykatës së Pejës, në të cilin parashtroi se akuza ndaj tij nuk kishte bazë ligjore dhe kjo akuzë ishte si pasojë e mos studimit të duhur të lëndës nga ana e Prokurorisë.

“Provat që janë marrë nga ana e Prokurorisë nuk janë marrë në harmoni me ligjin pasi që nuk është studiuar mirë çështja e bartjes së pronës. Unë kurrë në jetën time nuk kam pasur interes material”

Ai poashtu e cilësoi joligjore edhe bastisjen e realizuar nga ana e policisë, ku ndër të tjera i pandehuri pretendoi se kundërligjshmëria e bastisjes kishte të bënte me bastisja nuk ishte bërë me njoftim paraprak dhe në mungesë të personave kompetent.

Në anën tjetër, Prokurorja Lumturije Vuqetaj kërkoi nga gjykata që pretendimet i të pandehurit për hedhjen e aktakuzës t’i refuzoj si të pabazuara dhe se mbetet pranë përgjigjes me shkrim të cilat i kishte paraqitur kundrejt pretendimeve të pandehurit.

Meqënse ishte pretendimi i të pandehurit se bastisja ishte bërë në mënyrë joligjore, gjykatësja Nushe Kuke-Mekaj kërkoi nga prokurorja të konfirmonte nëse bastisja ishte bërë para se të fillonin hetimet.

Si rrjedhojë e kësaj, gjykatësja konstatoi se bastisja ishte realizuar një vit para se të fillonin hetimet ndaj të pandehurit.

Gjykatësja njoftoi se lidhur me vendimin në lidhje me  kërkesën për kundërshtimin e provave do të njoftohen palët.

Ndryshe, me me 7 shtator 2022 Ish-shefi i Shërbimit Pronësor Juridik, në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi, në Klinë, Ymer Mërlaku,  ishte deklaruar i pafajshëm për akuzën për korrupsion.( 

Ndryshe, sipas akuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 12 gusht 2022, i akuzuar Ymer Mërlaku ngarkohet se më 12 mars 2015, në Drejtorinë e Kadastrës, Gjeodezisë dhe Pronës në Klinë, në cilësinë e personit zyrtar, tejkalon kompetencat e tij me qëllim që t’i mundësojë personit tjetër përfitimin e dobisë pasurore, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas aktakuzës, thuhet se në kohën dhe vendin e lartcekur, në cilësinë e shefit të Shërbimit Pronësoro-Juridik në Klinë, duke vepruar sipas kërkesës së parashtruesit Milovan Pashiq, nxjerr vendim nën nr. 11-950-41/2015, më 24 mars 2015, me të cilën miraton kërkesën e të njëjtit duke ia njohur të drejtën e pronësisë, në Grobosh, ZK-Dollc, pronë kjo e regjistruar si pronë shoqërore, e që është nën administrimin e plotë të Agjencisë së Kosovës për Privatizim, duke i mundësuar kështu të lartcekurit të përfitojë pronësinë mbi atë ngastër kadastrale dhe njëherit duke i shkaktuar dëm AKP-së.

Për çka, në aktakuzë thuhet se ka kryer vepër e penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, të ish-KPRK-së.

Gjithashtu lexoni:

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë

Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit

Mungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve

Tentim vrasja në Pejë: Zbulohet krejt çka gjeti Policia, kapen mbi 100 fishekë

Theret me thikë një person në Mitrovicë

Kosova News 07/10/2022 07/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj
15:16 -14/07/2026
Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar
15:04 -14/07/2026
Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë
14:28 -14/07/2026
BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit
13:37 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?