KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-ministri Mehaj i përgjigjet Vuçiqit për dronët luftarakë: Kosova është shumë më e fortë ushtarakisht sesa paramendohet
Lajme

Ish-ministri Mehaj i përgjigjet Vuçiqit për dronët luftarakë: Kosova është shumë më e fortë ushtarakisht sesa paramendohet

Kosova News
Kosova News 15:34 -09/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kontejnerët me mijëra dronë luftarakë kamikazë Skydagger kanë mbërritur ditën e mërkurë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ish-ministri I Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka dhënë disa sqarime rreth arritjes së këtyre dronëve, duke thënë se marrrëveshja ishte arritur në kohën sa ai kishte qenë ministër, por që nuk ishte bërë publike për shkak të sigurisë operacionale.

“Shumë mediume më kanë kërkuar sqarime lidhur me dronët kamikaz që tashmë kanë ardhur nga shteti mik turk. Dua ta konfirmoj qartë se: po, gjatë kohës kur isha në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, kam nënshkruar marrëveshjet e para shtet me shtet, e cila kishte për qëllim furnizimin me kapacitete dronash Bayraktar, drona Puma, dronëve kamikaz dhe shumë armatim tjetër
Kjo marrëveshje nuk është bërë publike menjëherë, ashtu siç kishim rënë në ujdi me partnerin tonë, për arsye konfidencialiteti dhe sigurie operacionale”, ka theksuar ai.

Mes tjerash, ai ka shtuar se tani që dërgesat janë të dukshme për gjithë “është e rëndësishme të sqaroj një gjë: mënyra se si u arritën marrëveshjet shtet me shtet shpesh është keqkuptuar”.

“Në atë periudhë, blerjet e armatimeve për ushtrinë dhe policinë shpesh kryheshin përmes kanaleve të ndryshme administrative. Me mbështetjen e Kryeministrit Kurti, si ministër kam vendosur dhe zbatuar një sistem të marrëveshjeve shtet me shtet, në përputhje me praktikat e NATO-s, përmes të cilit na është mundësuar blerja e kapaciteteve strategjike në mënyrë transparente dhe të koordinuar. Këto marrëveshje na japin mundësinë të porosisim pajisje të ndryshme, sipas nevojave profesionale, nëse kemi buxhet dhe një vizion të qartë zhvillimor për ushtrinë tonë”, ka pohuar ai.

Mehaj ka folur edhe për reagimet e presidentit serb rreth ardhjes së dronëve kamikaz në Kosovë.

“Ndërsa sa i përket reagimeve të presidentit serb rreth ardhjes në Kosovë të dronëve kamikaz, dua t’i kujtoj Vuçiqit dhe çdo udhëheqësi tjetër serb se Kosova është shumë më e fortë ushtarakisht sesa paramendohet. Andaj, paqja në Ballkan është më se e domosdoshme, dhe kjo arrihet vetëm me respekt dhe bashkëpunim. Me këtë rast, bëjmë thirrje që Serbia ta shmangë retorikën luftënxitëse dhe një herë e përgjithmonë të shkëputet nga politika e ish diktatorit Millosheviç”, deklaroi ai.

Ai ka pohuar se ka edhe shumë marrëveshje tjera që do të përmenden më vonë.

“Ka edhe shumë marrëveshje të tjera që do te përmenden më vonë, dhe ka shumë armatim që as në ëndërr nuk e kemi parë më parë. Këto punë i kam kryer bashkë me ekipin në Ministrinë e Mbrojtjes. Kosova dhe atdheu mbi të gjitha”, nënvizoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Kosova News 09/10/2025 09/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?