KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-ministri Mehaj: Edhe 10 mijë euro rrogë janë pak për djemtë e Kosovës, ata nuk janë thesar i asnjë partie politike
Siguri

Ish-ministri Mehaj: Edhe 10 mijë euro rrogë janë pak për djemtë e Kosovës, ata nuk janë thesar i asnjë partie politike

Kosova News
Kosova News 23:17 -26/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka reaguar për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Përmes një shënimi në Facebook, Mehaj ka vlerësuar lartë profesionalizimin e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës në mbrojtje të sovranitetit të vendit.

Ushtaraku ka kritikuar institucionet për pagën e ulët që kanë pjesë tarët që mbrojnë sigurinë  e vendit.

“Kur ju duhem na doni shumë. Por kur nuk jeni në rrezik, thoni se edhe 600 euro janë shumë për pagë. Djemtë tanë sot na zbardhën fytyrën përpara krejt botës dhe treguan vlerën e vërtetë të tyre. Si kalorësit e Skënderbeut, këta e shpëtuan atdheun nga rreziku dhe treguan cilësi, sinqeritet dhe respekt jo vetëm për popullin në rrezik, por edhe ndaj armikut terrorist. Një armik që ka pas mbas vetes një aparat të tërë shtetëror nga një shtet fqinj me të gjitha furnizimet dhe logjistik”.

Mehaj ka thënë se është kritike që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s.

“Këtë e dinë edhe aleatët tanë. Prandaj është kritike që Kosova të marrë PFP dhe të bëhet anëtare e NATO-s. Nëpër botë vlera e përvojës, gatishmërisë dhe vendosmërisë e këtyre djemve tanë ka në dispozicion miliarda euro”.

Ish-ministri i Mbrojtjes thotë më tej se këto njesite të Kosovës mund t’i japin leksione të gjitha njësive në botë.

“Me fjalë të tjera, edhe 10.000 euro rroge në muaj nuk e shpaguajnë rolin e tyre tejet të rëndësishëm. Për më tepër, me nivelin e tyre profesional përgatitor që e kanë arritur kjo njësi policore – disiplinë, përkushtim në detyrë, atdhedashuri, trimëri etj.), mund ti japin leksion të gjitha njësive më të mira në Botë”.

“1. Fondi i sigurisë ekziston edhe është për të gjitha institucionet e sigurisë

Dronat, tani po e shihni/bindeni vet, se sa kryejnë punë dronat dhe se na duhen.
Shumë më shumë përkushtim për djem të tillë – sepse vlera e tyre është e paimagjinueshme. 4. koordinimi me forcat amerikane është shumë i rëndësishëm”, ka shkruar tutje Mehaj.

Për fund ish-ushtaraku ka thënë se këto njesite nuk janë aset i asnjë partie politike por i Kosovës.

“Këta djem nuk janë thesar i asnjë partie politike, por thesar shumë i çmuar i tërë Kosovës”, ka përfunduar Mehaj.

Gjithashtu lexoni:

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Kosova News 26/09/2023 26/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
23:28 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?