KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK
Siguri

Ndalohet një person lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit në KEK

Kosova News
Kosova News 21:55 -20/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar një person nën dyshimet për përfshirje në rastin ku mbeti i vdekur një punëtor në Korporatën Energjitike të Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se më datë 20.08.2026, rreth orës 14:50, Prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm është njoftuar lidhur me një aksident të ndodhur në Koorporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ku një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës.

Sipas të dhënave fillestare, aksidenti ka ndodhur gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6kV, me ç’rast viktima dyshohet se ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, Komisioni i Pavarur për miniera dhe minerale (KPMM), Inspektorati i Punës dhe Inspektorati i Brendshëm i Koorporatës Energjetike (KEK), ku me urdhër të Prokurorit kujdestar kanë ndërmarrur të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që kanë çuar deri te humbja e jetës së punëtorit.

Në kuadër të veprimeve hetimore të ndërmarra deri më tani, është ndaluar një (1) person me inicialet A.K., për 48 orë, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’, nga neni 358 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokurori i çështjes, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë rrethanat dhe provat e grumbulluara si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, duke përfshirë edhe kërkesën për caktimin e ndonjërën prej masave të sigurisë ndaj të pandehurit në procedurë penale në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, njofton Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Shqipëria do të përdorin automjete të SHBA-së për misionin në Gaza

Gara: Çështje ditësh përfundimi i gërmimeve në Kalludër, pasojnë analizat e ADN-së

Armët e kapura në veri, dyshime për lidhje me vrasjen e 23 intelektualëve!

Sveçla deklaron nga Mitrovica: Policia sekuestron armë, municion dhe uniforma serbe në veri

Policia prezanton armatimin e gjetur në operacionet në veri të Mitrovicës

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?