KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-kryetari i Degës së LDK-së në Drenas dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë për pastrim parash
Siguri

Ish-kryetari i Degës së LDK-së në Drenas dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë për pastrim parash

Kosova News
Kosova News 17:05 -14/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryetari i Degës së LDK-së në Drenas, Bedri Nika është dënuar sot për pastrim parash me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë.

Pos Bedri Nikës, Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar edhe nipin e tij me gjashtë muaj burgim dhe 5 mijë euro gjobë për pastrim parash. 

Zyrtari i LDK-së ishte arrestuar në maj të 2021 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është dënuar pasi është  gjetur fajtor se gjatë muajit shkurt e mars të 2021-ës kishte siguruar 5 mijë e 900 euro në 118 bankënota në vlerë 50 euro të dëmtuara me ngjyrë (reagjent kimik), me burim të panjohur.  Të njëjta para, sipas aktakuzës, ua kishte dhënë nipit të tij, Albian Nika dhe vajzës së tij, E.N për t’i deponuar në llogaritë e tyre bankare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në faqen zyrtare të LDK-së, Nika figuron në listën e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të partisë. 

Më 2016, Nika ishte kandidat i LDK-së për Kryetar të Komunës së Drenasit. Në atë kohë kishte marrë 1 mijë e 113 vota dhe ishte renditur i pesti në raundin e parë.

Veç kësaj, gjatë kontrollit të shtëpisë së të akuzuarit Nika i janë gjetur dhe sekuestruar 3 bankënota në vlerë 50 euro (gjithsej 150 euro), të dëmtuara nga kontakti me reagjent kimik.

Sipas aktgjykimit i akuzuari Bedri Nika për veprën penale “pastrimi i parasë”, u dënua më 15 mijë euro gjobë të cilën dënim i akuzuari është i obliguar ta paguajë në afat prej 30 ditësh nga dita plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi dhe një vit dënim me burgim, me ç’rast do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 27 maj 2021 deri më 26 qershor 2021.

Kurse, për veprën penale “blerja, pranimi dhe fshehja e sendeve të përfituara me vepër penale” i akuzuari Bedri Nika u lirua nga akuza pasi me provat që janë administruar në shqyrtim gjyqësor në këtë gjykatë nuk është vërtetuar se i njëjti ka kryer veprën penale.

Ndërsa, sipas aktgjykimit, i akuzuari Albian Nika për veprën penale “pastrim i parasë” u dënua më dënim më gjobë në shumë prej 5 mijë euro të cilën i akuzuari obligohet ta paguajë 30 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi dhe dënim me burg në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh.

Palët e pakënaqura kundër këtij vendimi kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Gjithashtu lexoni:

Pjesë e ISIS-it më pas i riatdhesuar – Kush është Hysri Selimi që sot u dënua me 6 vite burgim për spiunazh nga Kosova në Serbi

Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë

Paraburgim për pesë të arrestuarit për masakrën e Reçakut

Zbriti nga autobusi, gruaja nga Kosova vdiq pasi u godit nga automjeti duke kaluar autostradën në Shqipëri

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një grua

Kosova News 14/04/2023 14/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Pjesë e ISIS-it më pas i riatdhesuar – Kush është Hysri Selimi që sot u dënua me 6 vite burgim për spiunazh nga Kosova në Serbi
11:37 -15/06/2026
“Ne kemi fituar zgjedhjet përsëri jashtëzakonisht bindshëm”, Gërvalla: Presim certifikimin e rezultateve para çdo diskutimi për koalicione
11:34 -15/06/2026
Gërvalla: Do të presim certifikimin e rezultateve para çdo diskutimi për koalicione
11:33 -15/06/2026
Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë
11:31 -15/06/2026
Bie ndjeshëm çmimi i naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran
11:15 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?