Shumë gra edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen me bashkëshortët e tyre, ato nuk shpëtojnë nga dhuna e tyre. Ka shumë nga ta që nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre, raporton KosovaNews.
Një rast i tillë ka ndodhur sot në Lipjan, ku një grua 28-vjeçare ka deklaruar se ish-bashkëshorti i saj i cili tashmë jeton në Itali, e ka fyer dhe e ka kërcënuar përmes telefonit.
Sipas saj, problemet që ka me ish-bashkëshortin lindën shkaku i fëmijës nga martesa e përbashkët.
Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe i dyshuari ende nuk është intervistuar për shkak se ndodhet jashtë Kosovës.


